Njerëzit e moshuar mund të jenë veçanërisht pre e depresionit, për shkak të përjetimit të një sërë ngjarjesh stresuese. Megjithatë, depresioni nuk është një pjesë normale e plakjes.
Faktorët e rrezikut për depresionin në moshën e vonë (65 vjeç e më shumë) përfshijnë:
Depresioni mund të mos njihet në plakje, pasi shpesh neglizhohet nga familjarët, miqtë e mjekët si dhe i atribuohet ndryshimeve të moshës (demencës dhe sëmundjeve të tjera).
Shenjat e depresionit, që në pjesën më të madhe të rasteve keqinterpretohen nga të moshuarit janë:
Është e rëndësishme që depresioni të identifikohet dhe të trajtohet, pasi sëmundja mund të ketë pasoja për individët që e lënë të patrajtuar. Përveç vuajtjeve të lidhura me mostrajtimin e depresionit, gjendja mundet gjithashtu që të ketë një ndikim negativ në shëndetin fizik, marrëdhëniet dhe aftësitë për të jetuar në mënyrë të pavarur.
Në raste ekstreme, depresioni tek njerëzit e moshuar është i lidhur me një rritje rreziku për vetëvrasje ose tentativë për vetëvrasje.
Në përgjithësi, trajtimi për depresionin tek të moshuarit është i njëjtë me atë të të rinjve dhe përfshin një kombinim të ndryshimeve të jetesës, këshillimin dhe mjekimet antidepresive. Zgjedhjet e trajtimeve do të ndryshojnë, në varësi të natyrës dhe ashpërsisë së depresionit dhe faktorëve të tjerë, siç është shëndeti fizik i personit.
Depresioni i lidhur me ngjarjet stresuese të jetës, mund të gjejë zgjidhje tek trajtimet psikologjike dhe këshillimit. Depresioni me origjinë biologjike mund të kërkojë trajtim me ilaçe dhe trajtim fizik.
Antidepresantët e rinj të quajtur SSRI, janë shfaqur për efektet më të pakta anësore në krahasim me antidepresantët e vjetër, por ato shkaktojnë dhimbje koke, përzierje dhe përgjumje.
Terapitë komplementare dhe alternative që mund të jenë të domosdoshme mund të jenë të nevojshme për depresionin e butë, jobiologjik dhe përfshijnë relaksimin dhe të ushtruarit.
Zakonisht, ekziston një shkak, që ndikon në kthimin e depresionit, siç është përdorimi i ilaçeve që merren për një gjendje tjetër.
Dëshmitë janë në rritje dhe tregojnë se zhvillimi i depresionit, mund të jetë i lidhur me sëmundjen vaskulare. Si rrjedhojë, eliminimi i faktorëve të rrezikut të sëmundjes vaskulare, si lënia e duhanit dhe trajtimi i sigurt i presionit të lartë të gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit, mund të reduktojnë rrezikun e zhvillimit të depresionit.
Rreziku i zhvillimit të depresionit, mund të reduktohet duke u ushtruar rregullisht, duke mbajtur mendjen tuaj aktive dhe duke marrë pjesë në aktivitete sociale. Masa të tjera të rëndësishme që kërkohen, përfshijnë kontrollin e dhimbjes kronike dhe këshillimin pas humbjes së një personi të dashur.
Komentoni