Po. Me hyrjen e foshnjës tuaj në botë, ju mund të përfundoni me një grisje. Shpesh kjo ndodh në perineum (zona midis anusit dhe vaginës tuaj). Grisjet janë më të zakonshme tek gratë të cilat bëjnë lindjen e tyre të parë vaginale dhe luhaten nga prerje dhe gërricje të vogla deri në shqyerje të thella që prekin disa muskuj të dyshemesë së pelvisit. Është e mundshme që të griseni edhe në qoftë se keni një epizitiotomi. Në fakt, një epizitiotomi e shton rrezikun e grisjeve të rënda.
Grisjet më sipërfaqësore përfshijnë lëkurën e perineumit dhe indit rreth hapjes së vaginës ose shtresës më të jashtme të vetë vaginës, por jo muskujt. Këto grisje, të quajtura laceracione të shkallës së parë shpesh janë kaq të vogla saqë kërkojnë pak apo aspak qepje. Zakonisht shërohen shpejt dhe shkaktojnë pak apo aspak siklet.
Laceracionet e shkallës së dytë shkojnë më thellë në muskujt poshtë. Këto grisje duhet qepur që të mbyllen, shtresë pas shtrese. Ato do shkaktojnë njëfarë sikleti dhe zakonisht kërkojnë disa javë për t’u shëruar. Qepjet treten vetë gjatë periudhës së shërimit.
Rreth 4% e grave që lindin në rrugë vaginale përfundojnë me një grisje më serioze në perineumin e tyre, që shtrihet deri në anus dhe përtej. Kjo lloj grisje mund të shkaktojë dhimbje të konsiderueshme për shumë muaj dhe rrit rrezikun e mospërmbajtjes anale.
Këto grisje të rënda quhen laceracione të shkallës së tretë ose të katërt. Një laceracion i shkallës së tretë është një grisje në indet vaginale, lëkurën dhe muskujt e perineumit që shtrihet në sfinkter (muskuli që rrethon anusin tuaj). Një grisje e shkallës së katërt shkon nëpër sfinkterin anal dhe indin nën të.
Gjithashtu është e mundshme që të griseni edhe në vende të tjera. Disa gra grisen në pjesën e sipërme të vagjinës, pranë preterit (kjo njihet si laceracion periureteral). Këto grisje janë shpesh krejt të vogla dhe në qoftë se ju pësoni një të tillë, ndoshta do të keni nevojë për vetëm pak ose aspak qepje.
Këto grisje nuk e përfshijnë muskulin kështu që zakonisht shërohen shpejt dhe janë më pak të dhimbshme se sa laceracionet e perineumit. Ankesa kryesore është një ndjesi djegie gjatë urinimit.
Më pak e zakonshme është që një grua mund të grisë qafën e mitrës ose labian (palët e lëkurës paksa jashtë vaginës), ose griset thellë në indin e vaginës (e njohur si grisje e rrudhës).
Këto grisje serioze mund t’i ndodhin kujtdo, por ato kanë më shumë të ngjarë në situatat e mëposhtme:
Në qoftë se keni një grisje (ose një epiziotomi, ose të dyja) që kërkon qepje, fillimisht injektohet një anestetik lokal drejt e në zonat që kanë nevojë të mpihen. Ose në qoftë se keni një grisje të gjerë, mund të bëni një bllokim të gjenitaleve të jashtme, një injeksion anestetik në paretet e vaginës tuaj, që e lan nervin e gjenitaleve të jashtme dhe mpin të gjithë zonën e gjenitaleve. Pastaj mjeku juaj do t’ju qepë shtresë pas shtrese. Pasi të qepeni, duhet të përdorni pako me akull në zonë për 12 orët pasuese. Në qoftë se keni më shumë se një gërricje të vogël, shanset janë që jeni mjaft në siklet, pra mos u druani dhe kërkoni mjekim për dhimbjen.
Dhimbja do të pakësohet me kalimin e kohës, por sikleti juaj mund të zgjasë për tre muaj e më shumë. Këtu keni disa mënyra për t’u rigjeneruar nga një grisje e shkallës së tretë ose të katërt:
Ndoshta. Masazhi i perineumit në tremujorin tuaj të tretë mund të ndihmojë që ta bëjë lëkurën e perineumit tuaj më të zgjeruar dhe e bën me më pak gjasa që ju do të griseni apo të keni nevojë për epiziotomi.
Gjithashtu ju keni më pak të ngjarë të griseni në qoftë se keni një lindje të ngadalshme, të kontrolluar që lejon shumë kohë që perineumi juaj të zgjerohet për të akomoduar foshnjën tuaj. Kjo mund të ketë kuptimin të prisni dhe të luftoni nevojën për të shtyrë për pak kohë deri sa të dalë koka e foshnjës.
Në një studim, përdorimi i kompresave të ngrohta në perineum gjatë pjesës së fundit të fazës së dytë të dhimbjeve të lindjes, lidhej me një rrezik më të ulët të grisjeve serioze.
Së fundmi, kërkoni një mjek i cili nuk bën rëndom epiziotomi dhe është me përvojë në ndihmën që u jep grave të lindin me perineumin e padëmtuar. Po mbani mend që ju dhe mjeku juaj nuk mund të kontrolloni çdo gjë. Mund të mos ketë ndonjë mënyrë për të shmangur grisjen, veçanërisht në qoftë se foshnja juaj është i madh apo në një pozicion të vështirë ose në qoftë se keni inde veçanërisht të brishtë.
Komentoni