Një problem që përjetojnë të tëra bebet është ndjerja keq gjatë daljes së dhëmbëve. Kjo zakonisht fillon rreth muajit të gjashtë dhe ndodh me intervale gjatë tre viteve të para. Dalja e dhëmbëve për së dyti fillon në moshën 5-6 vjeçare.
Dalja e dhëmbëve mallkohet për shumë gjëra, por nuk është kjo çështja. Problemet e zakonshme janë irritimi, oreksi i reduktuar, prirja për të tërhequr veshët dhe për të futur në gojë gjithçka që bebja merr në duar.
Të ndjerit keq nga dalja e dhëmbëve mund të reduktohet duke i dhënë bebes një rreth dhëmbësh për ta mbajtur në gojë, fërkimin e akullit në mishrat e dhëmbëve, dhënia bebes që të hajë një karrotë ose selino të freskët (mos e lini beben vetëm me këto në dorë) dhe përdorimi i paracetamolit nëse ata janë shumë të shqetësuar.
Sapo të dalë dhëmbi i parë, është një ide e mirë për të mësuar beben të lajë dhëmbët. Kjo mund të fillojë si lojë në kohën e banjës. Sa më herët të mësojë fëmija të pijë me gotë dhe jo nga shishet aq më mirë është. Jepini më mirë ujë se sa pije të ëmbla bebeve të etura dhe mos përdorni shishe për të qetësuar fëmijët, ose për t’i çuar në shtrat.
Është e natyrshme që të krahasosh beben tënde më të tjerët, por mbaj mend se ka shumë gjëra të ndryshme që ndikojnë tek bebet kur dhëmbët fillojnë të dalin.
Komentoni