Herpesi është një skuqje e dhimbshme e lëkurës që ndodh më shpesh në njërën anë të fytyrës. Zakonisht merr disa javë për t’u shëruar.
Herpesi shkaktohet nga virusi që shkakton linë e dhenve. Pasi dikush është shëruar nga lija e dhenve, virusi i lisë së dhenve ende mbetet në trupin e tyre, në një gjendje inaktive në organet qelizë të nervave që transmetojnë ndjesi në lëkurë. Vite ose dekada më vonë, në rreth 10 deri në 20 % të njerëzve të cilët kanë patur linë e dhenve, virusi joaktiv do të bëhet përsëri aktiv. Kur riaktivizohet, virusi shumohet dhe përhapet përgjatë nervit që ajo ka zënë, duke shkaktuar dhimbje dhe skuqje.
Ju mund ta merrni herpesin vetëm nëse ju keni patur në të shkuarën linë e dhenve. Ju nuk mund ta merrni herpesin nga dikush që ka herpes.
Jini të vetëdijshëm se në qoftë se ju kurrë nuk e keni patur linë e dhenve, ju mund ta merrni atë duke qenë në kontakt me dikë që ka aktualisht edhe linë e dhenve edhe herpesin.
Pasi e keni patur njëherë linë e dhenve, është shumë e rrallë që ju ta merrni atë përsëri edhe pse është e mundur që ju të zhvilloni herpes në një kohë të caktuar në të ardhmen.
Se cilët janë shkaktarët që ndikojnë tek virusi i lisë së dhenve që të jetë aktiv dhe që shkakton herpesin akoma nuk është e kuptueshme. Megjithatë, është menduar se disa faktorë ndikojnë në rënien e sistemit imunitar (edhe pse vetëm përkohësisht, ashtu sikundër mund të ndodhë me një të ftohur) dhe është i nevojshëm lejimi i aktivizimit të virusit.
Njerëzit që kanë një sëmundje të rëndë siç është kanceri, sistemi imun i të cilëve është i dobët, janë në rrezik të madh në zhvillimin e lisë së dhenve. P.sh. njerëzit që kanë AIDS (të cilët janë duke marrë ilaçe që shtypin sistemin e tyre imunitar pas një transplantimi të organeve, ose të cilët janë duke patur trajtim rrezatimi apo kemioterapi për kancer) mund të zhvillojnë herpes më lehtë krahasuar me njerëzit me sistem imun të shëndetshëm. Kur sistemi imun është dëmtuar ose shtypur, herpesi mund të jetë i rëndë me një mundësi rritjeje të komplikimeve.
Herpesi është më shumë i zakonshëm tek njerëzit të cilët janë më shumë se 50 vjeç edhe pse herë pas here ai mund të shfaqet edhe tek të rinjtë. Kjo tendencë për herpes, që ndodhë me kalimin e moshës mund të pasqyrojë dobësimin e sistemit imunitar.
Simptomat e para të herpesit janë shpesh dhimbje intensive, djegie apo ndjesi shpimi gjilpërash në një sipërfaqe të lëkurës në trup apo fytyrë. Kjo mund të shoqërohet me një ndjenjë të përgjithshme të të qenit sëmurë ose me ethe. Pas 2 deri 3 ditësh, një skuqje e dhimbshme e lëkurës shfaqet në këtë zonë të lëkurës, që shpesh shfaqet në njërën anë të trupit ose të faqes.
Skuqja fillon si një grup gungash të vogla të kuqe, që shpejt bëhen si flluska të mbushura me lëng. Lëngu në këto flluska të vogla më pas bëhet i turbullt dhe ato thyhen për të formuar një sipërfaqe të mbuluar me cipë. Pas 5 ditësh, nuk shfaqen më flluskat (gjithashtu lëkurës i duhet mbi 5 javë që të kthehet në normalitet).
Skuqja mund të jetë shumë e dhimbshme. Edhe një fllad i butë ose një prekje e lehtë mund të shkaktojë dhimbje të forta.
Herpesi mund të trajtohet me medikamente antivirale, kremra, ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve, herë pas here dhe me kortikosteroidet. Nëse flluskat infektohen me baktere (siç mund të ndodhë me anë të kruarjes) atëherë përdoren antibiotikë.
Ilaçet antivirale kanë rezultate më të mira në qoftëse kanë filluar brenda 3 ditëve nga shfaqja e skuqjes. Kjo nuk do të ndalë herpesin që të ndodhë, por mund të bëjë atë të zgjasë në një kohë më të shkurtër dhe të zvogëlojë ashpërsinë e saj. Ilaçet antivirale gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e dhimbjes së vazhdueshme pasi skuqja është shfaqur (një komplikacion i quajtur post-herpes nevralgji- shih më poshtë).
Në farmaci mund të jetë e nevojshme marrja e ilaçeve të lirimit të dhimbjeve, siç është paracetamoli. Fasha të ftohta të lagështa dhe me locion açetat alumini mund të ndihmojnë për kruarjen. Mos kruarja e skuqjes së lëkurës mund t’ju ndihmojë.
Te rinjtë, duke patur një sistem imun të shëndetshëm, kanë më shumë mundësi që ta zgjidhin herpesin pa komplikacione.
Herpesi tek më të moshuarit gjithashtu mund të zgjidhet pa komplikacione edhe pse rreth gjysma e atyre mbi 50 vjeç që kanë herpes, përjetojnë dhimbje të vazhdueshme edhe pasi skuqja ka ikur (i quajtur post-herpes nevralgji (PHN)).
PHN mund të jetë një gjendje jashtëzakonisht e dhimbshme dhe ka efekte të mëdha negative, nganjëherë duke e bërë të vështirë për një person për të kryer detyrat e zakonshme të tyre të përditshme dhe që rezultojnë në humbje peshe, depresion dhe nevojë për përkujdesje. Ajo mund të zgjasë nga disa javë deri në disa muaj apo vite.
Dhimbja e PHN mund të mos përgjigjet mirë edhe ndaj ilaçeve për dhimbje të zakonshme. Në vend të kësaj ajo mund të ketë nevojë që të trajtohet me ilaçe dhimbjeje të dhëna nga mjeku juaj, si: antikonvulsantët, ilaçet kundër depresionit, anestezia lokale dhe kremra që përmbajnë kapsaicin, një ekstrakt speci djegës të kuq.
Herpesi që prek syrin mund të rezultojë në humbjen e përkohshme ose të përhershme të shikimit në syrin e prekur. Nëse ju keni herpes që po prek sytë tuaj, ju duhet t’i referoheni një specialisti të syve (okulisti) për trajtim.
Herë pas here, herpesi mund të prekë veshët dhe të dëmtojë dëgjimin tuaj.
Rrallë, tek njerëzit që kanë sëmundje të tjera të rënda ose një sistem shumë të dobët imunitar, herpesi mund të rezultojë në përhapjen e virusit të dhenve në organet e brendshme ( si mushkëritë). Ky ndërlikim mund të rezultojë në një sëmundje të rëndë dhe ndonjëherë të rrezikshme për jetën.
Ekziston një vaksinë në dispozicion për të rriturit e moshës 50 vjeç ose më tepër, të quajtur Zostavax, që mund të ndihmojë në parandalimin e herpesit dhe komplikimet e tij. Ndërkohë që të qenit të vaksinuar nuk mund të garantojë se ju nuk mund të merrni herpes, por vetëm zvogëlon probabilitetin. Në mesin e atyre të cilët do të marrin herpes pavarësisht se janë të imunizuar, vaksina mund të zvogëlojë dhimbjen lidhur me herpesin dhe të ndihmojë në parandalimin post-herpes nevralgji. Vaksina nuk është menduar për të trajtuar njerëzit të cilët tashmë kanë herpes.
Një vaksinë që mbron njerëzit nga marrja e lisë së dhenve është gjithashtu në dispozicion për të rriturit e shëndetshëm dhe fëmijët më të mëdhenj se 9-12 muajsh. Fëmijët dhe të rriturit të cilët nuk janë të imunizuar ndaj lisë së dhenve (në përgjithësi kjo do të thotë se ata kurrë nuk kanë patur linë e dhenve), kanë mundësinë e marrjes së kësaj vaksine. Vaksina rekomandohet për fëmijët e moshës 18 muajsh dhe ata të moshës 10-13 vjeç, të cilët ende nuk janë të vaksinuar ose kanë pasur linë e dhenve, si pjesë e tyre të vaksinimit gjatë fëmijërisë. Vaksina nuk është 100% efikase tek çdo person në parandalimin e lisë së dhenve. Megjithatë, në qoftë se lija e dhenve ndodh tek një person i cili ka qenë i vaksinuar, sëmundja ka të ngjarë të jetë më pak e rëndë.
Herpes zoster
Komentoni