Impetigo është një infeksion ngjitës i lëkurës. Zakonisht shfaqet tek fëmijët dhe foshnjat dhe fillon kur fëmijët nisin të shkojnë në çerdhe, kopësht ose shkollë. Impetigo kryesisht formohet në fytyrë, veçanërisht rreth hundës dhe gojës.
Impetigo shkaktohet nga dy lloj bakteresh, si: Staphylococcus aureus dhe Streptococcus pyogenes. Këto baktere prekin lëkurën normale ose lëkurën e prekur më parë nga sëmundje të tjera të lëkurës, siç është: ekzema ose pickimi i insekteve.
Impetigo fillimisht shfaqet me pika të vogla të kuqe dhe më pas shoqërohet me infeksione të lehta. Ajo shkakton kruarje, por jo dhimbje.
Dërgojeni fëmijën tuaj tek mjeku sa më shpejt, pas dyshimit dhe shfaqjes së shenjave të para. Mjeku juaj do të ekzaminojë fëmijën dhe mund të përdorë një provëz, për ta dërguar më pas në laborator.
Mjeku juaj mund t’ju japë antibiotikë, për t’i aplikuar direkt në zonën e prekur ose që merren nëpërmjet gojës. Mjeku gjithashtu do t’ju këshillojë për procesin e larjes. Ndiqni trajtimin e këshilluar nga mjeku juaj në mënyrë të kujdesshme, duke u siguruar që ju ta plotësoni atë ashtu sikundër është përcaktuar.
Plaga duhet të lahet dhe thahet duke ndjekur hapat e mëposhtme për të zvogëluar mundësitë e përhapjes së infeksionit:
Impetigo është ngjitëse. Mos e dërgoni fëmijën tuaj në shkollë kur është me impetigo, derisa trajtimi i përshkruar nga mjeku juaj të ketë filluar.
Fëmija i infektuar nuk duhet të përdorë peshqirë të njëjtë ose rroba, si pjesa tjetër e familjes. Mos ndani sendet e tilla si piskatore, gërshërë ose furçë dhëmbësh derisa plaga të jetë shëruar.
Gjithkush në familje duhet të jetë i kujdesshëm në lidhje me larjen e duarve. Përpiquni që të ndaloni fëmijën tuaj (ose dikë tjetër në familje) nga prekja e plagëve dhe pritini thonjtë e fëmijës suaj sa më shkurt, për të parandaluar kruarjen.
Shkoni përsëri tek mjeku nëse:
Shumë rrallë inflamacioni i veshkave mund të zhvillohet për 2 javë ose pasi impetigo shfaqet, meqenëse sëmundja shkaktohet nga bakteri Streptococcus. Shenjat që vihen re janë: ënjtja e fytyrës, përzierja/vjellja ose dhimbja e shpinës. Një fëmijë i infektuar gjithashtu mund të urinojë më pak se zakonisht, mund të ketë gjak në urinë ose ç’ngjyrosje të urinës. Kërkoni menjëherë vëmendjen mjekësore nëse fëmija juaj shfaq një nga këto simptoma.
Komentoni