Regjistrohu/Kyçu

Paronikia (Inflamacioni i thoit)

Një infeksion që zhvillohet në skajin e thonjve të gishtave të duarve apo të këmbëve quhet paroniki. Ai është infeksioni më i zakonshëm i dorës dhe në qoftë se lihet pa u trajtuar mund të përparojë në një infeksion më të rëndë të gishtave të duarve apo të këmbëve.

Shkaqet e Paroniki-as

Paroniki-a shkaktohet më shpesh nga një baktere e zakonshme e lëkurës që depërton lëkurën rreth thoit të dëmtuar nga një traumë, si kafshimi, thithja e thoit, e gishtave, larja e enëve ose acaruesit kimikë. Infeksioni mykotik mund të jetë po ashtu shkak i formimit të paronikia-sdhe duhet të merret në konsideratë veçanërisht tek personat me infeksion të përsëritur. Kjo sëmundje nuk duhet ngatërruar me malcimin herpetik të gishtit që mund të formojë një puçërr të vogël në gisht dhe që shkaktohet nga një virus por që nuk lokalizohet në skajin e thoit. Malcimi herpetik nuk trajtohet me anë të një prerje dhe drenazhimi dhe kësisoj duhet dalluar nga paronikia.

Simptomat dhe shenjat e paronikia-s

Një paroniki-a mund të fillojë si një skuqje dhe ënjtje rreth thoit, që quhet celulit. Shpesh ajo është shumë e dhimbshme kur preket dhe ndonjëherë mund të jetë me një ngjyrë të verdhë në të gjelbër që tregon se nën lëkurë është formuar një grumbullim qelbi (i quajtur absces).

Simptomat dhe shenjat më të zakonshme janë si më poshtë:

  • Ënjtje;
  • Skuqje;
  • Grumbullim i qelbit;
  • Dhimbje dhe ndjeshmëri ndaj prekjes.

Kur duhet kërkuar pakujdesje mjekësore për një inflamacion të thoit?

Ju duhet t’i drejtoheni një mjeku në qoftë se skuqja përhapet përtej lëkurës rreth thoit ose në mollëzën e gishtit. Kjo skuqje tregon se infeksioni është duke formuar një infeksion më serioz të gishtit me formim të qelbit në indet e thella të majave të gishtave, që quhet felon (një infeksion i rrëzës së thoit).

Gjithashtu, ju duhet t’i drejtoheni mjekut në qoftë se është duke u formuar një absces. Ai kërkon drenazhim nga ana e një mjeku. Hapja (ose prerja) e një abscesi për ta kulluar qelbin nuk duhet të provohet të bëhet në shtëpi.

Me shenjën e parë të mbledhjes së qelbit, ju duhet të kërkoni vëmendjen e mjekut për një drenazhim të mundshëm. Në qoftë se vini re që ënjtja dhe skuqja janë përhapur poshtë në gisht ose nuk jeni në gjendje të lëvizni artikulacionet e gishtit të prekur, nevojitet të shkoni menjëherë në një pavijon të urgjencës në një spital. Kjo sëmundje mund të jetë ose jo e shoqëruar me temperaturë ose ethe, gjë që tregon një infeksion serioz.

Diagnostikimi i inflamacionit të thoit

Mjeku juaj do ta ekzaminojë gishtin dhe do të përcaktojë se sa i rëndë është infeksioni dhe çfarë trajtimi nevojitet.

Trajtimi

Kujdesi vetjak në shtëpi

Kujdesi në shtëpi përfshin njomje të ngrohtë në një përzierje 50% ujë të ngrohtë dhe 50% sapun antibakterial të lëngshëm tre deri katër herë për rreth 15 minuta. Kjo njomje duhet bërë me shenjën e parë të skuqjes rreth thoit.

Trajtimi mjekësor

Në qoftë se është formuar një absces (një xhep qelbi), trajtimi i rekomanduar është të drenazhohet abscesi duke zbatuar një procedurë të prerjes dhe të tharjes.

  • Ka shumë të ngjarë që mjeku juaj në fillim të përdorë një medikament (si lidokaina) për të mpirë të gjithë gishtin dhe pastaj të hapë abscesin duke përdorur një thikë kirurgjie (bisturi).
  • Disa herë në absces vendoset një fitil për ta lejuar atë të kullojë e të thahet në kohën që ju ktheheni në shtëpi dhe të mos lejojë që plaga të mbyllet dhe të formohet përsëri një absces. Zakonisht fitili lihet për 24-48 orë.
  • Në raste ekstreme, infeksioni mund të zhvendoset nën thua dhe nevojitet heqje e pjesshme ose e plotë e thoit. Përveçse në rastin kur ka një celulit të përhapur, antibiotikët zakonisht nuk janë të nevojshëm.
  • Mjeku juaj mund të marrë ose jo një kulturë nga drenazhimi për të kontrolluar llojin e baktereve që kanë shkaktuar infeksionin.

Pasi mjeku juaj e ka drenazhuar inflamacionin, ende rekomandohen banja të ngrohta. Zakonisht antibiotikët këshillohen vetëm në qoftë se infeksioni përhapet në një pjesë të madhe të gishtit. Është e rëndësishme që mjeku të ndjekë plagën për 24-48 orë për t’u siguruar që infeksioni është shëruar siç duhet.


Nga ana e prapme të gishtit të madh të Kembes kam dhimbje sikur djeg c'ka të bëj ju lutem kam dhimje 20/09/2021

Nga ana e pasme egishtit të madh të am dhimje sikur me djem c'ka të bëj ndonjë ilaç julutemem

Komentoni