Në qoftë se jeni dritëshkurtër, zakonisht do të keni vështirësi në leximin e shenjave të rrugëve dhe në shikimin qartë të objekteve të largët, por do të jeni në gjendje që të shihni mirë për detyrat e afërta siç është leximi dhe përdorimi i kompjuterit.
Shenja dhe simptoma të tjera të miopisë, përfshijnë të picërruarit e syve, tensioni në sy dhe dhimbjet e kokës. Ndjenja e lodhjes në kohën që ngisni makinën ose ushtroni sportet mund të jetë gjithashtu një simptomë e një dritëshkurtësie të pakorrigjuar.
Në qoftë se përjetoni këto shenja dhe simptoma në kohën që ju mbani syzet ose lentet e kontaktit, programoni një ekzaminim të tërësishëm të syve tek optometri ose oftalmologu juaj për të parë nëse ju nevojitet një mjekim më i fortë.
Sytë dritëshkurtër janë më të gjatë se zakonisht, kështu që kur hyn rrezja e dritës, ato vijnë në fokus para se të arrijnë në destinacionin e tyre, që është retina në paretin e mbrapëm të syrit.
Komentoni