Gray 500mg është një antibiotik i cili i përket grupit të kinoloneve, ai përmban si lëndë bazë levofloxacin. Gray 500mg, vret bakteret të cilat shkaktojnë infeksione të ndryshme në trupin tonë.
Të zakonshme: Nauze, diarre, rritje të disa enzimave në gjak. Jo të zakonshme: Leukopeni, eozinofili, dhimbje koke, vertigo, nervozitet, vështirësi për të fjetur, humbje oreksi, të vjella, dhimbje stomaku, flatulencë, konstipacion, mostretje, rritje të nivelit të kreatininës, rash, infeksion mykotik, rritje e nivelit të bilirubinës. Të rralla:Takikardi,trombocitopeni, neutropenia, tremor, bronkospazma,diarre e shoqëruar me gjakrrjedhje, rash e shoqëruar me urtikarie. Shumë të rralla: Agranulocitosis, humbje e të shijuarit dhe të nuhaturit, allergji, pneumoni, sëmundje renale akute, angioedema, fotosensitivitet, hipoglicemi, shok anafilaktik, inflamacion i heparit, halucinacion
Bëni kujdes nëse jeni duke marrë: antibiotik,antipsikotik,kortikosteroide.Antagonistë të vitaminës k, teofilina, fenbufen,dhe antinflamator jo steroid të tjerë. Ciklosporina dhe Gray 500mg nuk mund të merren bashkë pasi ulet efekti i ciklosporinës. Cimetidina dhe produktet që trajtojnë artritin bëjnë të mundur mos sekretimin e levofloxacinës nga veshkat. Hekur, magnez, alumin apo produkte që ulin nivelin e aciditetit në stomak, duhet të merren 2 orë para ose pas marrjes së Gray 500mg në të kundërt ul efikasitetin e levofloxacinës.
Sinozit: 1 tabletë Gray 500mg 1 herë në ditë. Bronkit,njerëz me probleme në frymëmarrje: Nga ½ tablete Gray në ditë (250mg) deri në 1 tabletë Gray në ditë (500mg). Pneumonia: 1 tabletë Gray 500mg në ditë deri në dy tableta Gray në ditë (1000mg). Infeksione të traktit urinar: 1/2 tabletë Gray 500mg në ditë (250mg) në ditë. Probleme bakteriale kronike të prostatit: 1 tabletë Gray 500mg një herë në ditë. Probleme të lëkurës: ½ tabletë Gray 500mg , ose 1 tabletë Gray 500mg nje herë ose dy herë në ditë. Levofloksacina( Gray500mg) ekskretohet nëpërmjet veshkave kështu që në pacientët që kanë probleme duhet bëre shumë kujdes. Klirensi kreatininës 50-20ml/min Regjimi i dozimit 250mg/24ore 500mg/24ore 500mg/12ore Doza 1 250mg 500mg 500mg Më pas 125mg/24orë 250mg/24orë 250mg/12orë Klirensi kreatininës 19-10ml/min Regjimi i dozimit 125mg/48 orë 125mg/24 orë 125mg/12 orë Klirensi i kreatininës <10ml/min 125mg/48 orë 125mg/24 orë 125mg/24 orë Përfshirë dhe hemodializën
Gjithmonë merret sipas këshilles së mjekut. Trajtimi varet nga lloji I infeksionit dhe aq sa i rëndë ai është.