Gentamicina është antibiotik aminoglukozid me spektër të gjerë që vepron në mënyrë baktericide. Vepron ndaj bakterieve gram negative dhe në disa bakterie gram pozitive, por nuk ndikon në anaerobet. Gentamicina ka veprim baktericid. Përqëndrimin plazmatik më efikas e arrin 6 – 12 orë pas aplikimit
Aminoglukozidët mund të shkaktojnë ototoksicitet, nefrotoksicitet, paralizë neuromuskulore dozë dependante, të rikthyeshme ose të parikthyeshme dhe reaksione alergjike. Gentamicina mund të nxisë gjithashtu edhe depresion respirator, letargji, konfuzion, çrregullime të shikimit, dhimbje koke, të vjella, salivacion të shtuar. Rrallë mund të vërehet anemi, granulocitopeni dhe trombocitopeni, si dhe rritje e transaminazave në gjak. Ototoksiciteti shfaqet gjatë insufiçencës renale dhe në rastet me djegie të sipërfaqeve të mëdha të trupit që mjekohen me Gentamicinë në mënyrë topike ( kryesisht përfshihet funksioni vestibular ). Ekszistojnë dy tipe të nefrotoksicitetit të induktuar nga Gentamicina: Në 5 – 10 % të të sëmurëve vërehet një zvogelim gradual i klirensit të kreatininës ( reversibël ). Insufiçencë akute renale për shkak të nekrozës tubulare, e cila zakonisht zgjat 10-12 ditë. Tipet e tjera të nefrotoksicitetit mund të takohen rrallë. Reaksionet alergjike Gjatë administrimit parenteral te Gentamicines mund të shfaqen rrallë reaksione të hipersensibilitetit. Këto reaksione janë më të shpeshta gjatë përdorimit lokal në infeksionet dermatologjike.
Administrimi i diuretikëve në mënyrë intravenozë mund të rrisë përqëndrimin serik të Gentamicinës duke potencuar rrezikun e dëmtimit të nervit të tetë kranial. Gjatë përdorimit të njëkohshem të Gentamicines me një bllokues neuromuskulor ( suksinilkolinë ose tubokurarinë ) mund të shfaqet bllokadë neuromuskulore që mund të shoqërohet me paralizë respiratore. Antidotët janë kalciumi dhe neostigmina. Duhet të shmanget përdorimi i njëkoshëm i Gentamicinës me medikamente të tjerë ototoksikë dhe neurotoksikë, veçanërisht kombinimi me streptomicinën, neomicinën, kanamicinën, cefaloridinën, viomicinën, polimiksinën B dhe kolistinën. Gjatë administrimit të njëkohshëm me antikoagulatët oralë mund të vërehet potencim i efektit hipotrombinik.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit Administrimi i ngadalshem intramuskulor, intravenoz dhe infuzionet Të rriturit: 3 – 5 mg /kg / ditë, e ndarë në 3 doza të barabarta që jepen çdo 8 orë ( gjatë funksionimit normal të veshkave ). Të porsalindurit deri në dy javë: 2,5 mg / kg çdo 12 orë. Infantët: doza e rekomanduar eshtë 2,5 mg / kg çdo 8 orë. Fëmijët : doza e rekomanduar është 2 – 25 mg / kg çdo 8 orë. Për përdorimin intravenoz, doza e Gentamicinës mund të hollohet me 50 – 200 ml sol.NaCI 0,9% ose me sol. Glukoze 5%. Te fëmijët sasia e solucionit tretës është më e vogël. Nëse është e mundur kohëzgjatja e terapisë nuk duhet të jetë më e gjatë se 7 ditë. Pacientët e moshuar : te pacientët e moshuar, ndonjëherë është e nevojshme përshtatja e dozës për shkak të zvogëlimit eventual të funksionit renal në atë moshë. Pacienët me dëmtim të funksionit renal : te pacientët me dëmtim të funksionit renal, kur klirensi i kreatinines është më i madh se 50 ml / min, dozimi është 60 – 90 % e dozës normale dhe intervalet midis dozave të njëpasnjëshme duhet të jetë 8 – 12 orë. Kur klirensi i kreatinines është 10 – 50 ml / min, përdoret 30 – 70 % e dozës normale çdo 12 orë, ndërsa kur klirensi i kreatininës është më i vogël se 10 ml / min, dozimi është 20 – 30 % e dozes normale çdo 24 -48 orë. Në rastet me dëmtimi të funksionit renal, dozimi më i mirë është të përshatet sipas nivelit serik të Gentamicinës. Aplikimi subkonjuktival Aplikohet 10 – 40 mg Gentamicine me mënyrë subkonjuktivale, e pa tretur ose i tretur me sasi të njejtë solucioni fiziologjik. Ky metodë administrimi është e dhimbshme, prandaj duhet të administrohet së bashku me një anestetik. Kohëzgjatja e mjekimit: 7 – 10 ditë, ndërsa në infeksionet shumë të rëndë dhe të komplikuara edhe më gjatë. Gjatë terapisë afatgjatë, është i domosdoshëm që të bëhet kontrolli i funksionit renal dhe të çiftit të VIII të nervave kranialë. Mbidozimi Gjatë mbidozimit, duhet të përdoret hemodializa. Dializa peritoneale ka efekte dukshëm më të dobëta.
Medikamenti mund të përdoret vetëm në institucionet shëndetsore.