Gentamicina në formë pomade 0.1 rekomandohet në trajtimin e infeksioneve primare të lëkurës, dermatozave të infektuara si dhe të infeksioneve mykotike ose virale të shoqëruara me infeksione sekundare bakteriale. Ajo këshillohet gjithashtu në trajtimin e plagëve të shkaktuara nga djegjet, çrregullimet venoze etj., në trajtimin e plagëve të shkaktuara nga ndërhyrjet e vogëla kirurgjikale dhe pickimet e insekteve.
Pomada e gentamicinës nuk duhet të përdoret të pacientët me mbindjeshmëri ndaj gentamicinës apo barnave tjerë të grupit të aminoglukozideve.
Pomada e gentamicinës indikohet vetëm për përdorim të jashtem në lëkure. Këshillohet qe mbi zonën e sëmure të lëkurës të aplikohet një shtresë e hollë pomade, tri deri katër herë në ditë.
Kundërindikimet Pomada e gentamicinës nuk duhet të përdoret të pacientët me mbindjeshmëri ndaj gentamicinës apo barnave tjerë të grupit të aminoglukozideve.