Regjistrohu/Kyçu

FUROSEMID

Furosemidi është diuretik me veprim të shpejtë; ai frenon ripërthithjen e joneve të natriumit dhe të klorit në gypthat proksimale dhe periferike të ansës së Henleit. Si rezultat shtohet ekskretimi i natriumit, klorit dhe ujit. Po ashtu shtohet dhe ekskretimi urinar i kaliumit, kalciumit, magnezit dhe hidrogjenkarbonateve, ndërkohë që pH-i i urinës rritet. Indikohet në edema që shoqërojnë insufiçencën kardiake kongjestive, cirrozën hepatike, sëmundjet e veshkave, përfshirë edhe sindromin nefrotik; edema të lokalizuara ( postraumatike ose për shkak të djegieve ). Furosemidi, në trajtë injeksioni indikohet edhe në edemat pulmonare akute; për mjekimin e oligurisë, për shkak të insufiçiencës renale dhe për trajtimin e helmimeve me barbiturate. Është i efekshëm në mjekimin e hipertonisë, i vetëm ose i kombinuar me barna të tjera antihipertensive. Furosemidi është diuretik i fuqishëm, me veprim të shpejtë dhe që është veçanërisht i dobishëm në të sëmurët, ku diuretikët e tjerë më pak të fuqishëm, siç janë diuretikët tiazidikë, nuk veprojne siç duhet. Mjeku juaj mund ta ketë dhëne Furosemid për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun tuaj në qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Furosemid.

ë gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e herëve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore. Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre. Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju shqetëson: çrregullimi i bilancit të lëngjeve dhe elektrolitëve, sidomos kur përdoren doza të larta ose kur mjekimi vazhdon për kohë të gjatë dehidrim dhe ulje të vëllimit të gjakut, me çrregullime të qarkullimit, sidomos në të sëmurët e moshuar; hiponatremi, alkalozë hipokloremike dhe hipokalemike; çrregullime gastrointestinale ( të përziera, diarre ); alergji; ekzantema ; ndryshime në elementet e gjakut ( trombocitopeni, agranulocitozë, leukopeni, anemi aplastike ); zhurmë në veshë dhe humbje të përkohshme të dëgjimit, sidomos gjatë përdorimit të dozave të larta të marra në rrugë parenterale dhe në të semurët me dëmtim të funksionit të veshkave; hiperuricemi, glukozuri dhe hiperglicemi; ulje te nivelet e kalciumit në gjak ( janë përshkruar raste të rralla të tetanisë ); Efekte të tjera të padëshirueshme, relativisht mjaft të rralla, janë, turbullimi i të parit, marrje mendsh, dhembje koke, pankreatit, fotosensibilizim, spazma muskulore, hipotension postural dhe që mund të rëndohen nga alkooli dhe narkotikët ; parestezi dhe dëmtime te mëlçisë; Kur efektet anësore janë mesatare ose të rënda doza e Furosemid duhet ulur ose mjekimi duhet ndërprerë. Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

aminoglikozidet ( furosemidi mund ta rrisë ototoksicitetin e antibiotikeve aminoglikozidike si gentamicina, kanamicina, neomicina dhe streptomicina, si dhe nefrotoksicitelin e cefaloridinës. Antibiotiket aminoglikozidikë dhe furosemidi, sidomos kur ky i fundit merret me rrugë parenterale, nuk duhen përdorur njëherësh ); hidrati i kloralit; glikozidet digitalike ( si rezultat i humbjeve të theksuara të katiumit, në të sëmurët përdorin glikozide digitalike, mund të shfaqet helmueshmëri nga këto glikozide ) ; karbonati i titiumit; bllokuesit neuromuskulore jodepolarizues ; propranololi ; sulfaniluretë ; teofilina ; myorelaksantet jo depolarizues ( Furosemidi mund ti rrisë efektet e tubokurarinës dhe të miorelaksuesve të tjerë jodepolarizues ).

Tretësira për injeksion Furosemid disponohet në formëdozën 20 mg /2 ml. Me injektim në muskul ose me injektim të ngadalshëm në venë ( me një shpejtësi që nuk kalon 4 mg/minutë ): Në fillim përdoren 20-50 mg. Fëmijët: 0,5- 1,5 mg/kg peshë, deri në një dozë maksimale ditore prej 20 mg. Me perfuzionim në venë: Në oliguri, në fillim përdoren 250 mg për 1 orë ( shpejtësia nuk duhet të kalojë 4 mg/min ): në qoftë se nuk arrihet jashtëqitje e kënaqshme e urinës në orën që vijon, mund të përdoren 500 mg për 2 orë e pastaj nëse urinimi nuk është i kënaqshëm në orën që vijon mund të përdoret 1000 mg për 4 orë, dhe në qoftë se nuk arrihet rezultati i duhur mund të lindë nevoja për dializë. Doza efektive ( deri 1000mg ) mund të përsëritet çdo 24 orë. Mjeku juaj mund t ju kërkojë të merrni Furosemid për një kohë më të gjatë. Pyesni mjekun tuaj për këshillë në qoftë se nuk jeni të sigurt për sa kohë duhet ta merrni. Në qoftë se keni marrë më shumë Furosemid: Në qoftë se keni marrë më shumë Furosemid se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për te marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren. Në qoftë se keni harruar të merrni Furosemid: Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marjen e zakonshme të saj. Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotesuar dozën e harruar. Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e ketij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

Gjithmonë merrini tabletat Furosemid vetëm sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se ndjeni që efektet e furosemidit janë shumë të fortë ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj. Tabletat e Furosemid disponohen ne formëdozën 40 mg. Nga goja: Në edemat, në fillim përdoren 40 mg në mëngjes; doza mbajtëse është 20 mg në ditë ose 40 mg, një ditë po. një dite jo; në edemat rezistente doza mund të rritet në 80 mg në ditë. Në oliguri, në fillim përdoren 250 mg në ditë: në qoftë se është e nevojshme mund të përdoren doza më të larta, që vijnë duke u rritur shkallë-shkallë në 250 mg, çdo 4-6 orë, deri në një dozë maksimale njëherëshe 2g ( përdoret rrallë ). Fëmijët:1-3 mg/kg peshe në ditë, maksimumi 40 mg në ditë. Me injektim në muskul ose me injektim të ngadalshëm në venë ( me një shpejtësi që nuk kalon 4 mg/minutë ): Në fillim përdoren 20-50 mg. Fëmijet: 0.5- 1,5 mg/kg peshë, deri në një dozë maksimale ditore prej 20 mg. Këshillojmë që tabletat t’i merrni në të njëjtën orë çdo ditë. Tabletat e Furosemid duhet të gëlltiten të plota me një gotë ujë.