Fluoxetin Alkaloid-i është bar që i përket grupit të barnave antidepresive të quajtura inhibitor selektiv të rimarrjes së serotoninës (SSRI).
Si të gjitha barnat tjera, edhe kapsulat Fluoxetin Alkaloid mund të kenë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. - Ndërprejeni marrjen e mëtejme të barit dhe menjëherë lajmërohuni te mjeku juaj nëse do të keni rash ose reaksion alergjik si kruarje, enjtje e buzëve, gjuhës ose nëse keni problem në frymëmarrje. - Menjëherë tregoni mjekut tuaj nëse ju do të keni skuqje të lëkurës, ose reaksione të lëkurës. - Kontaktoni mjekun tuaj nëse ju ndjeheni të shqetësuar dhe nuk mund të qëndroni në një vend, ju mund të keni akatizi. Ju duhet ta lajmëroni menjëherë mjekun tuaj nëse do të keni ndonjerën nga shenjat në vijim. - Kombinim të simptomave (të njohura si “sindromi i serotoninës”) duke e futur temperaturën e lartë me shpejtim të frymëmarrjes dhe të ritmit të zemrës, djersitje, shtangim muskular ose dridhje, konfuzion, agjitim ekstrem ose përgjumje (vetëm rrallëherë); - Ndjenja e dobësisë, përgjumjes ose konfuzion më tepër te të moshuarit dhe ta ata që në ndërkohë marrin diuretikë; - Ereksione të gjata dhe me dhembje; - Irritabilitet dhe agjitim ekstrem. Nëse ju do të keni ndonjerën nga simptomat në vijim dhe ju mërzisin ato, ose të cilat zgjatin gjatë, tregoni mjekut tuaj ose farmacistit. Trupi – ethe, ndjeshmëri në diell, humbje të peshës trupore. Sistemi i tretjes – diarre dhe çrregullim i barkut, vjellje, çrregullim i tretjes, vështirësi me gëlltitje ose ndryshim të shijes, tharje të gojës. Rrallëherë janë raportuar ndryshime në testimet funksionale të mëlçisë, me raste të rralla të hepatitit. Sistemi nervor – kokëdhembja, probleme me gjumë ose ëndrra të pazakonshme, marramendje, humbje e oreksit, lodhje, humor i lartë jonormal, lëvizje që nuk mund të kontrollohen, konvulzione, shqetësim ekstrem, halucinacione, sjellje e egër atipike, konfuzion, agjitacion, anksiozitet, nervozizëm, pamundësi e koncentrimit, atak i panikës; mendime vetvrasëse ose për lëndimin e vetvetes. Sistemi urogjenital ose çrregullime të reprodukimit – vështirësi me urinim ose urinim i shpeshtë, performancë e dobët seksuale, ereksion i prolonguar dhe prodhim i qumështit. Sistemi respirator – pezmatim i fytit, vështirësi në frymëmarrje. Probleme me mushkëri (duke i futur edhe proceset inflamatore me histopatologji të ndryshme dhe/ose fibrozë) të cila janë raportuar rrallëherë. Thyerje e eshtrave – rritje e rrezikut për thyerje të eshtrave i cili është vërejtur te pacientët që marrin këtë tip të barnave. Të tjera – rënie e flokëve, hapje e gojës, turbullim i vizionit, mavijosje ose gjakosje të pazakonshme, djersitje, ndjenja e nxehtësisë, ndjenja e marramendjes me rastin e ngritjes në këmbë, dhembje e muskujve dhe gjunjëve, nivel i ulët i natriumit në gjak. Shumica e këtyre efekteve të padëshiruara mënjanohen me rastin e ndërprerjes. Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.
Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse jeni duke marrë barna të tjera ose nëse i keni marrë në të kaluarën e afërt (deri në 5 javë), duke i futur edhe ato që merren pa recetë mjekësore.Fluoxetin Alkaloid-i mund të ndikojë në disa barna tjera për mënyrën e veprimit të tyre: Inhibitorët e caktuar të MAO- (përdoren për trajtimin e depresionit). Inhibitorët joselektiv të MAO dhe inhibitorët e MAO të tipit A (moklobemidi) nuk duhet të merren së bashku me Fluoxetin Alkaloid për shkak të reaksioneve serioze ose edhe fatale (sindromi i serotoninës). Disa inhibitorë të MAO të tipit B selegelina) mund të merret me Fluoxetin Alkaloid me kusht që mjeku juaj të ju monitorojë për së afërmi. Litiumi, triptofani; rritet rreziku për sindromin e serotoninës nëse këto barna merren së bashku me Fluoxetin Alkaloid. Mjeku juaj mund të ketë nevojë të ju vizitojë më shpesh. Fenitoina (për epilepsi); për shkak se Fluoxetin Alkaloid-i mund të influencojë nivelin e këtyre barnave në gjak, mjeku juaj mund të ketë nevojë që ta fillojë terapinë me fenitoinë më me kujdes dhe të ju monitorojë derisa e merrni edhe Fluoxetin Alkaloid-in. Klozapina (për trajtimin e gjendjeve të caktuara mentale), tramadoli (analgjetik) ose triptan (për migrenë); rritet rreziku për hypertension. Flekainid ose enkainid (për probleme me zemër), karbamazepin (për epilepsi), antidepresiv triciklik (për shembull imipraminë, desipraminë dhe amitriptilinë); sepse Fluoxetin Alkaloid-i mund ta ndryshojë nivelin e tyre në gjak, mjeku juaj mund të ketë nevojë të përshkruaj dozim më të ulët me Fluoxetin Alkaloid. Varfarinë ose barna tjera kundër koagulimit të gjakut; Fluoxetin Alkaloid-i mund ta ndryshojë efektin e këtyre barnave në gjak. Nëse trajtimi me Fluoxetin Alkaloid fillon ose ndërprehet derisa ju jeni në terapi me varfarinë, mjeku i juaj duhet ti bëjë disa testime të caktuara. Ju nuk duhet të filloni ti merrni barnat herbale si St John’s wort derisa jeni duke u trajtuar me Fluoxetin Alkaloid meqenëse kjo mund të rezultojë me rritjen e efektit të tyre. Nëse jeni duke e marrur St John’s wort me fillimin e marrjes së Fluoxetin Alkaloid-it, ndërprejeni marrjen e St John’s wort dhe tregoni mjekut tuaj në vizitën tjetër.
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Depresioni: doza e rekomanduar është 1 kapsulë (20 mg) në ditë. Mjeku juaj do ta kontrollojë dhe do ta përshtatë dozimin nëse është e nevojshme çdo 3 deri në 4 javë nga fillimi i trajtimit. Nëse është e nevojshme dozimi mund të rritet gradualisht deri në ate maksimale prej 3 kapsulave (60 mg) në ditë. Doza mund të rritet me kujdes për tu siguruar se ju keni marrur dozën më të vogël efektive. Ju mund të mos ndjeheni mirë menjëherë pas fillimit të terapisë për depresion. Kjo ndodhë sepse përmirësimi i simptomave depresive mund të mos ndodhin deri disa javë pas fillimit të terapisë. Pacientët me depresion duhet të trajtohen së paku 6 muaj. Bulimia nervosa: doza e rekoamnduar është 3 kapsula (60 mg) në ditë. Sëmundja obsesive-kompulsive (OCD): doza e rekomanduar është 1 kapsul (20 mg) në ditë. Mjeku juaj mund ta përshtatë dozimin, nëse është e nevojshme, pas dy javësh të trajtimit. Nëse ka nevojë, dozimi gradualisht mund të rritet deri në ate maksimale prej 3 kapsulave (60 mg) në ditë. Nëse nuk ka përmirësim brenda 10 javësh, mjeku juaj duhet ta rishqyrtojë trajtimin. Të moshuarit: Mjeku juaj do ta rritë dozën me kujdes të shtuar dhe në përgjithësi nuk duhet ta tejkalojë ate prej 2 kapsulave (40 mg). Doza maksimale është 3 kapsula (60 mg) në ditë. Pamjaftueshmëria e mëlçisë: Nëse keni probleme me mëlçi ose nëse jeni duke marrë barna që mund të ndikojnë në efektin e Fluoxetin Alkaloid-it, mjeku juaj mund të përcaktohet që të përshkruaj dozë më të ulët të Fluoxetin Alkaloidit ose ta merrni çdo të dytën ditë. Nëse përdorni Fluoxetin Alkaloid më shumë sesa duhet: Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të kapsulave Fluoxetin Alkaloid-it sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit. Simptoma e mbidozimit mund të jenë: nauzeja, vjellje, konvulzione, probleme me zemër (çrregullimi i ritmit dhe ndalje e zemrës), probleme me mushkëri dhe ndryshime mentale të cilat shkojnë nga agjitimi deri te koma. Nëse keni harruar ta merrni kapsula Fluoxetin Alkaloid Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj. Nëse e ndërpreni marrjen e kapsulave Fluoxetin Alkaloid Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë. Në rast të ndërprerjes së përnjëhershme mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj. Në rast të ndërprerjes së përnjëhershme të përdorimit të Fluoxetin Alkaloid ju mund të keni : marramendje; therje dhe mpirje; çrregullim të gjumit (ëndrra të gjalla, ankthe nate, pamundësi për gjumë); shqetësim dhe agjitim; lodhje dhe dobësi e pazakonshme; ndjenja e anksiozitetit; nauze/vjellje; dridhje; kokëdhembje. Shumica e pacientëve nuk kanë simpoma me rastin e ndërprerjes së Fluoxetin Alkaloid-it ose ato janë buta dhe zhduken brenda disa javëve. Nëse ju do të keni ndonjerin nga këto simptoma me rasin e ndërprerjes, kontaktoniu me mjekun tuaj. Ndëprerja duhet të bëhet gradualisht brenda një ose dy javëve – kjo mund ti zvoglojë mundësitë për sindromin e abstinencës (të ndërprerjes). Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin
Fluoxetin Alkaloid-in mund ta merrni me ose pa ushqim, sipas dëshirës tuaj. Ju duhet të shmangeni nga marrja e pijeve alkoolike derisa jeni në terapi me këtë bar.