Regjistrohu/Kyçu

FLONIDAN ®

Loratadina, substanca aktive e Flonidan, bën pjesë në grupin e antihistaminikëve. Në reaksionet alergjike çlirohen substanca të ndryshme (mediatorë), të cilat shkaktojnë simptomat e reaksioneve alergjike. Histamina është një nga mediatorët më të rëndësishëm në reaksionet alergjike. Flonidan frenon veprimin e histaminës, prandaj paraqet një efekt të fortë antialergjik. Flonidan lehtëson simptomat e shkaktuara nga histamina që çlirohet gjatë reaksioneve alergjike: të kruarat, skuqjen, enjtjen dhe sekrecionet nazale. Fillimi i efektit shfaqet brenda 20 minutash pas gëlltitjes. Efekti zgjat afërsisht për 24 orë.

Si të gjitha produktet mjekësore, Flonidan mund të shkaktojë efekte anësore, ndonëse ato nuk shfaqen tek cilido. Efekte anësore të zakonshme jo-serioze janë: dhimbje koke, nervozizëm, përgjumje dhe lodhje. Të zakonshme (prekin 1 deri në 10 përdorues nga 100): dhimbje koke, nervozizëm, përgjumje, lodhje. Jo të zakonshtne (prekin 1 deri në 10 përdorues nga 1000): pagjumësi, rritje oreksi. Shume të rralla (prekin më pak se 1 përdorues në 10 000): takikardi, palpitacion, të fikët, aritmi, marramendje, të përziera, tharje goje, gastrit, rash, alopeci, anafilaksi, funksion jonormal të mëlçisë. Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor që nuk është përmendur në këtë fletë udhëzuese ju lutemi njoftoni mjekun tuaj ose farmacistin.

Ju lutem njoftoni mjekun apo farmacistin tuaj nëse jeni duke përdorur ose keni përdorur kohët e fundit ndonjë medikament tjetër, duke përfshirë edhe ato që merren pa përshkrimin e mjekut. Nuk njihet ndonjë ndërveprim i rëndësishëm i Flonidan me barna të tjera. Flonidan nuk e forcon efektin e alkoolit. Megjithatë, ju nuk duhet të pini alkool kur jeni duke marrë Flonidan.

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: duhet të marrin 1 tabletë ose 2 lugë matëse (10 ml) Flonidan suspension që përdoret nga goja, një herë në ditë. Fëmijët 2 deri në 12 vjeç (pesha e trupit mbi 30 kg): duhet të marrin 1 tabletë ose 2 lugë matëse (10 ml) Flonidan suspension që përdoret nga goja, një herë në ditë. Fëmijët 2 deri në 12 vjeç (pesha e trupit nën 30 kg): duhet të marrin 1/2 e tabletës ose 1 lugë matëse (5 ml) Flonidan suspension që përdoret nga goja, një herë në ditë. Në pacientët me dëmtim të mëlçisë, trajtimi duhet të fillojë me një dozë më të ulët të produktit mjekësor. Në vazhdim, të rriturit dhe fëmijët që peshojnë më shumë se 30 kg duhet të marrin një tabletë (10 mg), çdo ditë tjetër.Fëmijëve që peshojnë 30 kg ose më pak: duhet t’ju jepni 1 lugë matëse (5mg/5 ml) ose 14 tabletë (5 mg) çdo ditë tjetër në vazhdim. Nuk kërkohet rregullim i dozimit në pacientët e moshuar dhe në pacientët me funksion të dëmtuar të veshkave. Përdorimi i suspensionit që përdoret nga goja këshillohet për fëmijet nën 12 vjeç. Flonidan nuk duhet tu jepet fëmijëve nën dy vjeç. Mjeku juaj do t’ju këshillojë se sa gjatë do ta vazhdoni mjekimin. Flisni me mjekun ose farmacistin nëse keni përshtypjen se efekti i Flonidan është shumë i fortë ose shumë i dobët.

Merreni Flonidan saktësisht siç ju është thënë nga mjeku juaj. Ju nuk duhet të ndryshoni dozën ose të ndërprisni marrjen e produktit mjekësor pa u konsultuar më parë me mjekun tuaj.