Regjistrohu/Kyçu

FLAVAMED

Flavamed® Hustentabletten është një produkt mjekësor që përdoret për hollimin (pakësimin e viskozitetit) e mukusit të rrugëve të frymëmarrjes kur ato janë të sëmura. Flavamed® Hustentabletten përdoret në ato sëmundje të mushkërive dhe bronkeve që shoqërohen me krijimin e sekrecioneve mukoze viskoze dhe të vështira për t’u nxjerrë. Pas përdorimit të Flavamed® Hustentabletten sekrecionet mukoze viskoze bëhen më të lëngshme dhe për pasojë ato nxirren më lehtësisht nëpërmjet kollitjes.

Flavamed® Hustentabletten është një produkt mjekësor që përdoret për hollimin (pakësimin e viskozitetit) e mukusit të rrugëve të frymëmarrjes kur ato janë të sëmura. Flavamed® Hustentabletten përdoret në ato sëmundje të mushkërive dhe bronkeve që shoqërohen me krijimin e sekrecioneve mukoze viskoze dhe të vështira për t’u nxjerrë. Pas përdorimit të Flavamed® Hustentabletten sekrecionet mukoze viskoze bëhen më të lëngshme dhe për pasojë ato nxirren më lehtësisht nëpërmjet kollitjes.

Si të gjithë barnat, edhe Flavamed® Hustentabletten mund të shkaktojë efekte të padëshiruara, ndonëse ato nuk shfaqen tek të gjithë. Shpeshtësia e efekteve të padëshiruara është vlerësuar si më poshtë: Shumë të zakonshme Më shumë se 1 në 10 pacientë të trajtuar. Të zakonshme Më pak se 1 në 10 por më shumë se 1 në 100 pacientë të trajtuar. Të pazakonshme Më pak se 1 në 100 por më shumë se 1 në 1000 pacientë të trajtuar. Të rralla Më pak se 1 në 1000 por më shumë se 1 në 10000 pacientë të trajtuar. Shumë të rralla Më pak se 1 në 10000 pacientë të trajtuar, e panjohur (e pamundur të vlerësohet nga të dhënat që disponohen). Efektet e padëshiruara Çrregullime gastrointestinal: Të pazakonshme: Të përziera, dhimbje stomaku, të vjella Çrregullime të lëkurës dhe indit subkutan: Shumë të rralla: Reaksione të rënda të lëkurës të tilla si sindroma e Lyell dhe sindroma Stevens-Johnson (shih paragrafin 2 “Tregoni kujdes të veçantë me Flavamed® Hustentabletten”) Çrregullime të përgjithshme dhe reaksione tek vendi i administrimit: Të pazakonshme: Reaksione mbindjeshmërie të tilla si shpërthime (rash) në lëkurë, enjtje në fytyrë (edema), vështirësi në frymëmarrje, të kruara, ethe Shumë të rralla: Reaksione alergjike të rënda (anafilaktike) që mund të shkojnë deri në gjendje shoku. Masat në rast të shfaqjes së efekteve të padëshiruara Në rast se ju shfaqen një apo më tepër efekte të padëshiruara të përmendura më lart ndërprisni menjëherë përdorimin e mëtejshëm të Flavamed® Hustentabletten. Në rast se ndonjë nga efektet e padëshiruara bëhet serioz apo në rast se ju shfaqen efekte të padëshiruara që nuk janë përshkruar në këtë fletë udhëzuese njoftoni mjekun ose farmacistin.

Njoftoni mjekun ose farmacistin në rast se jeni duke përdorur apo keni përdorur deri para pak kohësh barna të tjerë, përfshi edhe ato që merren pa recetë mjekësore.Ndërkohë që merrni Flavamed® Hustentabletten, ju nuk duhet të përdorni barna të tjerë që frenojnë refleksin e kollës (barna antitusivë). Prania e refleksit të kollës është shumë e rëndësishme me qëllim që sekrecionet mukoze të lëngëzuar të mund të nxirren jashtë mushkërive

Fëmijët 6 deri 12 vjeç: ½ tablete 2 deri 3 herë në ditë (e barabartë me 15 mg ambroksol hidroklorik 2-3 herë) 1½ tableta (e barabartë me 45 mg ambroksol hidroklorik). Të rriturit dhe të rinjtë mbi 12 vjeç: Gjatë 2 deri 3 ditëve të para, 1 tabletë 3 herë në ditë (e barabartë me 30 mg ambroksol hidroklorik 3 herë), më pas, 1 tabletë dy herë në ditë (e barabartë me 30 mg ambroksol hidroklorik 2 herë) 3 tableta (e barabartë 90 mg ambroksol hidroklorik). Vini re: Tek të rritur doza ditore mund të rritet në 2 tableta 2 herë në ditë.

Flavamed® Hustentabletten duhet të përdoret gjithmonë vetëm sipas udhëzimeve të kësaj flete udhëzuese. Në rast se nuk jeni të sigurtë këshillohuni me mjekun ose farmacistin. Përsa kohë që mjeku nuk e përshkruan ndryshe Flavamed® Hustentabletten duhet të përdoret sipas udhëzimeve të mëposhtme. Respektoni udhëzimet lidhur me përdorimin me qëllim që Flavamed® Hustentabletten të tregohet efikas!