Regjistrohu/Kyçu

FINASTERID PHARMAS

Finasterid Actavis i përket një grupi barnash të quajtur Inhibitorët e 5 alfa reduktazës. Ky bar vepron duke reduktuar madhësinë e gjëndrës të prostates tek meshkujt. Finasterid Actavis përdoret për trajtimin dhe kontrollin e zmadhimit beninj të prostatës (jo kancerogjene).

Finasterid Actavis i përket një grupi barnash të quajtur Inhibitorët e 5 alfa reduktazës. Ky bar vepron duke reduktuar madhësinë e gjëndrës të prostates tek meshkujt. Finasterid Actavis përdoret për trajtimin dhe kontrollin e zmadhimit beninj të prostatës (jo kancerogjene).

Si të gjitha barnat, Finasterid Actavis mund të shkaktojë efekte anësore, por ato nuk shfaqen tek të gjithë përdoruesit. Të zakonshme: (më tepër se 1 në 100 përdorues). pamundësi për të patur ereksion, ulje të aftësisë seksuale dhe ulje të sasisë së ejakulacionit. Jo të zakonshme: (prekin më pak se 1 në 100 përdorues). Ndjeshmën dhe/ose zmadhim të gjoksit, vështirësi në ejakulacion, skuqje të lëkurës. Të rralla: (prekin më pak se 1 në 1000 përdorues). Dhimbje testikulare, të kruara, urtikarie, reaksione alergjike si ënjtje të fytyrës dhe buzëve. Shumë të rralla (prekin më pak se në 10.000 përdorues). Rrjedhje sekrecioni prej gjirit; zakonisht masat e krijuara në gji (ciste, fibroadenoma, papiloma, abces etj) mund të kenë nevojë për heqje kirurgjikale. Ndërprisni marrjen e Finasterid Actavis dhe kontaktoni mjekun tuaj menjëherë nëse shfaqen tek ju ndonjë nga këto simptoma si: ënjtje të fytyrës, gjuhës, vështirësi në gëlltitje ose urtikarie dhe vështirësi në frymëmarrje.

Tabletat e Finasterid Actavis zakonisht mund të merren me barna të tjera. Ju lutem pyesni mjekun tuaj para se të merrni barna të tjera njëkohësisht me finasterid. Ju lutem tregojini mjekut ose farmacistit tuaj nëse keni marrë së fundmi ose po merrni aktualisht barna të tjera, përfshirë dhe ato pa recetë mjeksore.

Gjithmonë merrni Finasterid Actavis si pas përshkrimit të mjekut tuaj. Nëse keni paqartësi ju duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj. Doza e zakonshme është 1 tabletë në ditë. Tableta duhet të gelltitet e plotë dhe nuk duhet të thyhet ose thërrmohet. Tableta mund të merret me ose pa ushqim. Edhe pse shpesh, është vënë re në përmirësim pas një periudhe të shkurtër trajtimi, mund të jetë e nevojshme vazhdimi i trajtimit për të paktën 6 muaj. Nuk duhet të ndyshoni dozën ose të ndërprisni trajtimin pa pyetur më parë mjekun tuaj. Nëse keni pyetje të tjera mbi përdorimin e këtij bari, drejtohuni tek mjeku ose farmacisti juaj. Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e harruar. Duhet te merrni dozën tjetër si zakonisht në kohën e caktuar.

Gjithmonë merrni Finasterid Actavis si pas përshkrimit të mjekut tuaj. Nëse keni paqartësi ju duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj. Doza e zakonshme është 1 tabletë në ditë. Tableta duhet të gelltitet e plotë dhe nuk duhet të thyhet ose thërrmohet. Tableta mund të merret me ose pa ushqim. Edhe pse shpesh, është vënë re në përmirësim pas një periudhe të shkurtër trajtimi, mund të jetë e nevojshme vazhdimi i trajtimit për të paktën 6 muaj. Nuk duhet të ndyshoni dozën ose të ndërprisni trajtimin pa pyetur më parë mjekun tuaj. Nëse keni pyetje të tjera mbi përdorimin e këtij bari, drejtohuni tek mjeku ose farmacisti juaj.