Regjistrohu/Kyçu

FAVISTAN

FAVISTAN është bar nga grupi i tireostatikëve, është i dedikuar për shërim te hipertireoza. Hipertireoza është gjendje e funksionit të rritur të gjëndrës tireoide, për shkak të formimit të tepërt të hormoneve të gjëndrës tireoide.

FAVISTAN është bar nga grupi i tireostatikëve, është i dedikuar për shërim te hipertireoza. Hipertireoza është gjendje e funksionit të rritur të gjëndrës tireoide, për shkak të formimit të tepërt të hormoneve të gjëndrës tireoide.

Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin! Simptomet janë: mundimi, vjellja, dhembje epigastrike, kokëdhembje, temperaturë, dhembje në nyje, pruritus, edema. Masat te mbidozimi janë: të sigurohet kalim në rrugët e frymëmarrjes (intubimi dhe aplikimi i oksigjenit). Me kujdes të veçantë të përcjellen dhe mirëmbahen (brenda kufijve të mundshëm) shenjat vitale, gazrat në gjak, elektrolitët dhe funksioni i palcës ashtrore. Në raste të shumta është efikas edhe trajtimi me karbon medicinal sesa vjellja e provokuar ose lavazhi i stomakut. Nëse haroni të merrni FAVISTAN® Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar. Vazhdoni përdorimin e barit në intervale të zakonshme. 4. Efektet anësore të mundshme Si të gjitha barnat e tjera, edhe FAVISTAN® mund të shkaktojë efekte anësore. Këto efekte më së shpeshti lajmërohen gjatë dy muajve të parë të terapisë te rreth 3-12 % e pacientëve. Puçëra në lëkurë te rreth 5%, pastaj mundimi, vjellje, trombocitopenia dhe leukopenia mesatarisht e theksuar do të shihet te 26% e pacientëve. Efektet e tjera të padëshiruara janë: temperatura e rritur, kokëdhembja, vertigo, artralgjia, vaskuliti, nefriti, dëmtimi i mëlçisë, struma, ekzoftalmusi, çrregullim i shijes, rënie e madhe e flokëve dhe hipoprotrombinemia. Efekti më i rëndë i padëshiruar është agranulocitoza e cila më së shpeshti shihet te të sëmurët e moshuar të trajtuar me doza të larta të barit (më të mëdha se 40 mg). Pas ndërprerjes së terapisë me tiamazol mund të lajmërohet kriza tireotoksike. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhezim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin

Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.

Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin. Dozimi me Favistan tableta kryhet sipas rekomandimeve të mjekut. Doza ditore e rekomanduar është 20 – 60 mg, 1-3 tableta të cilat jepen në disa doza të ndara. Me përmirësimin e gjendjes doza duhet zvogëluar në 1-2 tableta në ditë. Gjendja eutiroide (funksioni normal e tireoidesë) arrihet zakonisht gjatë 1-2 muaji pas së cilës jepen doza mbajtëse minimale të barit, prej ¼ deri 1 tabletë në ditë. Favistan tabletat janë me vijë ndarëse ashtu që mund të ndahen lehtë edhe në 4, pjesë kështu që janë të përshtatshme edhe për dozën e mbajtjes. Në përgatitjen për tireoidektomi subtotale, Favistan jepet si te hipertireodizmi deri sa pacienti të arrijë në gjendje eutiroide. 7-10 ditë para operacionit shtohet ndonjë nga preparatet e jodideve. Si terapi shtesë me jod radioaktiv, Favistan-i aplikohet disa javë para terapisë me jod radioaktiv, me qëllim të reduktimit të rezervave të hormoneve tiroide dhe si preventivë nga lirimi i mëtejshëm i hormoneve. Aplikimi me Favistan duhet ndërprerë 2-4 ditë para rrezatimit, kurse mund të vazhdohet disa ditë pas trajtimit, nëse pacienti nuk reagon në terapinë me jod radioaktiv. Pacientët recidivë postoperativ, mjekohen në mënyrë të njëjtë si hipertireoidizmi. Në shërimin e krizës tirotoksike jepet 120 mg tiamazol në 24 orët e para, në mënyrë perorale ose përmes sondës nazogastrike në doza të ndara. Me qetësim e krizës tireotoksike duhet zvogluar edhe dozën e Favistan-it.