Është i njohur mirë veprimi i shprehur antiinflamator dhe qetësues i dhimbjes i acidit 2-(3-benzoil-fenil) propionik ose ketoprofenit, kompleksit më të efektshëm të grupit të barnave jo-steroidalë sintetikë. FASTUM Gel përmban ketoprofen si përbërës farmakologjikisht aktiv dhe mund të përdoret për përdorim të jashtëm në lëkurë në sëmundje që shoqërohen me dhimbje, inflamatore ose traumatike të kyçeve, tendineve, ligamenteve dhe muskujve. Nëse masat mjekuese konvencionale të përshtatshme kryhen në të njëjtën kohë, ai ndihmon në shërimin e proceseve sipërfaqësore inflamatore të lëkurës, venave, enëve limfatike dhe gjëndrave limfatike. Një substancë e përshtatshme garanton depërtimin e përbërësit aktiv pa shfaqjen e efekteve anësore të gjeneralizuara. Preparati ka një tolerancë të shkëlqyer në vendin e aplikimit, edhe në lëkurë shumë të ndjeshme.
Nuk janë vënë re efekte anësore të rëndësishme pas përdorimit afatgjatë të FASTUM® Xhel. Megjithatë duhet patur kujdes ekspozimi i lëkurës së lyer me fastum gel në rrezet e diellit. Lëkura e lyer duhet të jetë e mbuluar nga rrobat sepse mund të kete ndonje efekt fotosensitiviteti.
Nuk ka të dhëna të ndërveprimit ndërmjet FASTUM® Xhel dhe barnave të tjerë. Megjithatë indikohet monitorim i të sëmurëve që mjekohen me barna që përmbajnë kumarinë.
Xheli të fërkohet lehtë (3-5 cm ose më shumë, në varësi të madhësisë të zonës së prekur) në lëkurë 1-2 herë në ditë.