Regjistrohu/Kyçu

FAMOSAN ®

Famosan përmban barin e quajtur famotidin (20 mg ose 40 mg). Ky bar i përket grupit të barnave të quajtura “bllokues të receporëve H2”. Famosan® vepron duke e ulur sasinë e acidit klorhidrik i cili prodhohet në stomak

Famosan përmban barin e quajtur famotidin (20 mg ose 40 mg). Ky bar i përket grupit të barnave të quajtura “bllokues të receporëve H2”. Famosan® vepron duke e ulur sasinë e acidit klorhidrik i cili prodhohet në stomak

Si të gjitha barnat tjera, edhe Famosan mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Ky bar mund të japë këto efekte të padëshiruara: Të zakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 10 pacientë të trajtuar). - kokëdhembja, marramendja. - kapsllëku, diarrea. Të pazakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 100 pacientë të trajtuar). Nëse ju keni ndonjë reaksion alergjik, ndërprejeni marrjen e Famosan-it dhe menjëherë kërkoni ndihmën mjekësore. Shenjat e këtij reaksioni mund të jenë: - enjtja e fytyrës, buzëve, gjuhës dhe fytit (me vështirësi të frymëmarrjes dhe të gëlltitjes). - urtika. - tharja e gojës, ndryshim i shijes. - nauze dhe vjellje. - dhembje të lehta të barkut ose fryrje të barkut. - skuqja. - humbja e oreksit. - ndjenja e lodhjes. - kruarja. Shumë të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 10,000 pacientë të trajtuar). - vështirësi me frymëmarrje ose vështirësi me gëlltitje. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Ky bar merret përmes gojës. Numri i tabletave që ju duhet ti merrni varet nga sëmundja që e trajtoni dhe nga gjendja klinike e sajë si dhe nga gjendja funksionale e veshkave. • Tableta duhet të merret me pak ujë. • Mos merrni më shumë ose më pak nga ajo e rekomanduar nga mjeku juaj. • Ju duhet të vazhdoni ti merrni tabletat për aq gjatë sa ju ka rekomanduar mjeku juaj, edhe nëse ju do të ndjeheni më mirë. Dozimi i zakonshëm është: Ulçera - Trajtimi: një tabletë 40 mg gjatë natës, për 4 deri në 8 javë. Kjo mund të ndryshohet në varësi se si do të reagoni ndaj këtij trajtimi. - Parandalimi: një tabletë 20 mg gjatë natës. Sëmundja e “refluksit gastro-ezofageal (GORD)” - Parandalimi i simptomave të lehta: një tabletë 20 mg në mëngjes dhe një tabletë 20 mg gjatë natës. - Trajtimi i simptomave të lehta: një tabletë 20 mg në mëngjes dhe një tabletë 20 mg gjatë natës, për 6 deri në 12 javë. - Trajtimi i simptomave më të rënda: një tabletë 40 mg në mëngjes dhe një tabletë 40 mg gjatë natës, për 6 deri në 12 javë. Për “Sindromën Zollinger-Ellison” - nga një tabletë e 20 mg çdo 6 orë. - disa pacientë me këtë gjendje mund të kenë nevojë për doza më të larta. Nëse përdorni Famosan më shumë sesa duhet Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Famosan sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit. Nëse keni harruar ta merrni Famosan Mos e dyfishoni dozën. Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj. Nëse e ndërpreni marrjen e Famosan Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit. Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me këtë bar drejtohuni te mjeku juaj ose te farmacisti

Për parandalimin e ulçerës në stomak (ulçera gastrike) ose në pjesën e parë të zorrëve (ulçera duodenale). Për trajtimin e ulçerës dhe për mënjanimin e simptomave.Famosan përdoret gjithashtu edhe për të ulur mundësinë e rikthimit të ulçerës duodenale. Për trajtimin e “sëmundjes së refluksit gastro-ezofageal” (GORD) të shkaktuar nga acidi i stomakut dhe nga ushqimi nga stomaku i cili kthehet në ezofag, ose për të parandaluar kthimin e simptomave. Për trajtimin e “sindromit Zollinger-Ellison” kur stomaku prodhon acid shumë më tepër sesa normalish