Regjistrohu/Kyçu

ESPUMISAN ® L

Lënda veprues ose grupi terapeutik ose mekanizmi i veprimit Espumisan®. Espumisan Emulsion është një bar gastrointestinal, i cili vepron si agjent kundër krijimit të bulëzave të gazrave dhe, për këtë arsye gjen përdorim si mjet ndihmës në ekzaminimet diagnostike.

Lënda veprues ose grupi terapeutik ose mekanizmi i veprimit Espumisan®. Espumisan Emulsion është një bar gastrointestinal, i cili vepron si agjent kundër krijimit të bulëzave të gazrave dhe, për këtë arsye gjen përdorim si mjet ndihmës në ekzaminimet diagnostike.

Deri tani nuk janë vërejtur efekte të padëshiruara që të kenë lidhje me perdorimin e Espumisan® Emulsion. Në rast se ju shfaqen efekte të padëshiruara njoftoni mjekun ose farmacistin.

Në rast se mjeku nuk e përshkruan ndryshe Espumisan® Emulsion duhet të përdoret gjithmonë sipas udhëzimeve që jepen në këtë fletë udhëzuese. Në rast se nuk jeni të sigurtë pyetni mjekun ose farmacistin. Dozimi Dozimi i zakonshëm është: Në ankesat gastrointestinale të cilat lidhen me krijimin e shtuar të gazrave. Grup-mosha Dozimi Foshnjat 25 pika (të barabarta me 1 ml) Espumisan® Emulsion në çdo shishe të ushqimit ose përpara apo pas çdo ushqyerje me gji. Fëmijët 1 deri 6 vjeç 25 pika (të barabarta me 1 ml) Espumisan® Emulsion 3 deri 5 herë në ditë. Fëmijët 6 deri 14 vjeç 25 deri 50 pika (të barabarta me 1 deri 2 ml) Espumisan® Emulsion 3 deri 5 herë në ditë. Të rinjtë dhe të rriturit 50 pika (të barabarta me 2 ml) Espumisan® Emulsion 3 deri 5 herë në ditë. Në përgatitjen e ekzaminimeve imazherike: Në rast se mjeku nuk e përshkruan ndryshe, 3 herë 50 pika (të barabarta me 3 herë 2 ml) Espumisan® Emulsion ditën perpara ekzaminimit dhe 50 pika (të barabarta me 2 ml) Espumisan® Emulsion në mëngjesin e ditës së ekzaminimit. Si shtesë në pezullitë e lëndëve të kontrastit 4 deri 8 ml (100 deri 200 pika) Espumisan® Emulsion në 1 litër pezulli të lëndës së kontrastit në rastin e ekzaminimeve imazherike me kontrast të dyfishtë. Si antidot në rastet e helmimit me lëndë detergjente. Në varësi të shkallës së helmimit: Të rriturit: 10 deri 20 ml Espumisan® Emulsion (1/3 deri 2/3 e përmbajtjes së gjithë shishes). Fëmijët: 2.5 deri 10 ml Espumisan® Emulsion (65 pika deri në 1/3 e përmbajtjes së gjithë shishes). Njoftoni mjekun ose farmacistin në rast se keni përshtypjen që veprimi i Espumisan® Emulsion është i tepërt ose i dobët.

Për trajtimin simptomatik të ankesave gastrointestinale të cilat lidhen me krijimin e shtuar të gazrave, si p.sh. flatulenca apo meteorizmi (fryrja e barkut nga gazrat dhe nxjerrja e tepruar e tyre) dhe kolikat abdominale të foshnjave (dhimbjet e barkut të muajit të tretë). Për përgatitjen e të sëmurëve që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve me rreze X ( radiografike), sonografike (Eko) ose gastroskopike në regjionin e abdominal organeve të barkut). Si agjent kundër krijimit të bulëzave të gazrave në rastet e helmimit me lëndë detergjente. Tundeni shishen përpara përdorimit. Për të derdhur përmbajtjen, kthejeni shishen me kokë poshtë. Espumisan® Emulsion mund merret njëkohësisht me ushqimin ose pas vaktit ushqimor, si edhe përpara gjumit në rastet kur është e nevojshme. Ky produkt mund të përdoret edhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Espumisan® Emulsion nuk përmban sheqer dhe për këtë arsye është i përshtatshëm edhe per pacientët diabetikë apo që vuajnë nga çrregullime të ushqyerjes.