Infeksionet e lëkurës dhe mukozave nga herpes simplex. Terapi profilaktike nga virusi herpes simplex te të semurët e imunokompromentuar. Infeksione primare dhe të përsëritura nga varicela zoster në të sëmurë me imunitet normal dhe ata me imunitet të kompromentuar.
Mund të kemi disa efekte anësore gjate përdorimit te aciklovirit nga goja si psh: shpërthime në lëkurë, çrregullime gastrointestinale, rritje te nivelit të bilirubinës dhe të enzimave hepatike, rritje te niveleve të uresë dhe kreatininës në gjak, ulje të parametrave hematologjikë, nauze, të vjella, dhe çrregullime neurologjike.
Probenicidi ul eleminimin e aciklovirit dhe çon në rritjen e përqëndrimeve plazmatike dhe si pasojë në rritjen e riskut për efekte toksike.
Në rastet me Varicella dhe Herpes zoster jepet 800 mg aciklovir 5 herë në ditë për 7 ditë. Fëmijët: Në rastet me varicelë jepet aciklovir 20mg/kg (doza maksimale 800 mg) 4 herë në ditë për 5 ditë. Nqs fëmija është 2 vjeç, rekomandohet 200 mg 4 herë në ditë.
Për përdorim nga goja