Eritromicina është antimikrobik makrolid i cili, duke u lidhur me nënnjësinë 50 S, frenon sintezën e proteinës bakterore dhe vepron në mënyrë bakteriostatike. Spektri antimikrobik përfshin kryesisht bakteriet gram pozitive, stafilokoket rezistente në penicilinë dhe disa bakterie gram negative.
neveria, vjellja, dhimbje abdominale, diarrea. Ato paraqiten më shpesh te fëmijët sesa te të rriturit. Reaksionet alergjike (urtikaria dhe llojet tjera të ekzantemave të lëkurës, ethet, eozinofilia) paraqiten rrallëherë, vetëm pas përdorimit të gjatë.
Eritromicina nuk përdoret te të sëmurët me mbindjeshmëri në këtë substancë ose në përbërësit e preparatit, si dhe te të sëmurët me çrregullim të funksionit të mëlçisë dhe me porfiri.
Për mjekimin e infektimeve të lehta dhe atyre mesatarisht të rënda te të rriturit dhe fëmijët mbi 8 vjeç, doza ditore është 1-2 gr në 4 doza të ndara (1 kapsulë 250 mg çdo 6 orë ose 1 kapsulë 500 mg çdo 6 orë). Për fëmijët me moshë nën 8 vjeç preferohet doza 30 mg/kg peshe në ditë, në 4 doza të ndara. Te infeksionet e rënda doza mund të rritet në 50 mg/kg peshë, gjithashtu, e ndarë në 4 doza të barabarta.
Infeksionet e sistemit respirator; infeksionet e pjesëve të sipërme të sisemit respirator (duke përfshirë inflamacionin e veshit të mesëm, faringjitin, sinuzitin); infeksionet e pjesëve të poshtme të sistemit respirator (bronkiti, pneumonia); infeksionet e lëkurës dhe indit nënlëkuror (otitis ekstern, impetigo, flegmona, apsceset, furunkulet, karbunkulet, erizipeli); eritrazma; konjuktiviti i të porsalindurve dhe pneumonia te fëmijët e vegjël, infeksionet jo të komplikuara të traktit urogjenital të cilat i shkakton Chlamydia trachomatis dhe Neisseria gonorrhoeae;parandalimi i endokarditit bakteror dhe i etheve reumatike te pacientët alergjikë në penicilinë.