Regjistrohu/Kyçu

ENTEROFURYL ®

ENTEROFURYL® kapsula 200 mg përmbajnë nifuroksazid, i cili vepron vetëm në zorrë kundër agjentëve shkaktarë të diarreve. Mendohet se nifuroksazidi vepron duke u lidhur me trupat e agjentëve shkaktarë të diarreve (bakterie dhe parazitë), duke ndaluar në këtë mënyrë rritjen dhe zhvillimin e tyre, dhe për pasojë pakëson shpeshtësinë e jashtëqitjeve diarreike. Koket Gram-pozitivë: Streptococcus pyogenes dhe Staphylococcus pyogenes, dhe ndërmjet enterobakterieve Gram-negativë: E. coli, Salmonelat dhe Shigelat, janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj këtij preparati. Nifuroksazidi qëndron në zorrë për një kohë të gjatë. Kjo kohë varet nga doza e përdorur dhe nga lëvizshmëria e zorrës. Nifuroksazidi dhe metabolitët e tij jashtëqiten plotësisht nëpërmjet feçeve. Ky produkt shërben për trajtimin e diarreve akute dhe kronike. Diarretë akute zakonisht zgjatin disa ditë. Në rast se diarreja zgjat për më shumë se dy javë, atëherë ajo konsiderohet diarre kronike.

4. EFEKTET E PADËSHIRUARA TË MUNDSHME Si të gjithë barnat, edhe ENTEROFURYL® kapsula 200 mg mund të shkaktojë shfaqjen e disa efekteve të padëshiruara të caktuara. ENTEROFURYL® kapsula 200 mg tolerohen shumë mirë dhe reaksionet alergjike të nxitura prej tyre ndodhin jashtëzakonisht rrallë. Në rast të shfaqjes së intolerancës ose të ndonjë reaksioni alergjik ndaj ENTEROFURYL® kapsula 200 mg, ky produkt duhet të ndërpritet menjëherë. Këshillohet që të njoftoni menjëherë mjekun ose farmacistin në rast se vini re shfaqjen e efekteve të padëshiruara që ju dyshoni se kanë lidhje me përdorimin e këtij bari.

Nuk dihet nëse ENTEROFURYL® kapsula 200 mg ndërvepron me barna të tjerë.

Të rriturit: 1 kapsulë, 4 herë në ditë. Fëmijët mbi 6 vjeç: 1 kapsulë, 3–4 herë në ditë. (Doza totale ditore e nifuroksazidit është 600 mg deri 800 mg). Shënim: Si rregull, trajtimi me nifuroksazid nuk duhet të zgjasë më shumë se 7 ditë, megjithëse, kur është e nevojshme, në varësi të gjendjes klinike të sëmurit, mjekimi mund të të vazhdojë më tej. Gjatë përdorimit të ENTEROFURYL® kapsula 200 mg është e nevojshme që të fillohet një regjim i veçantë ushqimor, i cili përmban oriz dhe mish të pjekur në zgarë, dhe që përjashton qumështin dhe produktet e përditshme, frutat, zarzavatet e gjelbra, ushqimet pikante dhe pijet e ftohta. Nëse keni marrë më shumë ENTEROFURYL® kapsula 200 mg nga çfarë duhet Nëse keni marrë më shumë ENTEROFURYL® kapsula 200 mg nga çfarë është e këshilluar, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj! Nuk ka të dhëna për mbidozim nga ENTEROFURYL® kapsula 200 mg Nëse keni harruar të merrni një dozë të ENTEROFURYL® kapsula 200 mg Nëse keni harruar të merrni një dozë të ENTEROFURYL® kapsula 200 mg, mos merrni dyfishin e dozës për të kompensuar atë që keni harruar, por thjesht vazhdoni trajtimin sipas skemës së zakonshme. Nëse keni harruar të merrni një dozë të ENTEROFURYL® kapsula 200 mg, merrni dozën e harruar menjëherë sapo të kujtoheni dhe vazhdoni trajtimin sipas skemës së zakonshme. Nëse ndërprisni trajtimin me ENTEROFURYL® kapsula 200 mg Përdoreni këtë bar për aq kohë sa jua ka këshilluar mjeku. Ju nuk duhet të ndërprisni përdorimin e këtij bari, edhe në rastet kur ndjeheni më mirë, duke u mbështetur vetëm në gjykimin tuaj pasi ky veprim mund të shkaktojë rëndimin e gjendjes suaj shëndetësore.

ENTEROFURYL® kapsula 200 mg përdoret në rastet e: • Diarreve të shkaktuara nga infeksionet e traktit tretës të marra nga ushqimet dhe helmimet, sidomos ato të shkaktuara nga E. coli, në të rritur dhe fëmijë; • Diarreve kronike që shoqërojnë kolitin; • Çrregullimeve intestinale si pasojë e çrregullimit të proceseve fermentuese; • Diarreve akute dhe kronike jo specifike dhe me etiologji të pashpjegueshme, por që nuk shoqërohen me fenomene invazive; • Diarreve iatrogjene, të shkaktuara nga përdorimi i mëparshëm i antibiotikëve; • Diarreve simptomatike në kushtet e tumoreve të zorrës së trashë; • Disa formave të krizave akute të rektokolitit hemorragjik infektiv;