Regjistrohu/Kyçu

ENAP ® -HL

Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg janë barna që përdoren për uljen e presionit të lartë të gjakut.

Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg janë barna që përdoren për uljen e presionit të lartë të gjakut.

Si të gjitha barnat, Enap – H 10 mg / 25 mg dhe Enap – HL 20 mg / 12,5 mg mund të shkaktojnë efekte anësore etj, gjithsesi jo çdokush mund t’i ketë ato. Ju duhet të ndaloni marrjen e barit dhe të kërkoni kujdes të menjëhershëm nëse ju fillojnë të kruajtura, frymëmarrje të shpejtuara dhe vështirësi në frymëmarrje, nëse ju shfaqet rash kutan i rëndë ose enjtje e duarve, gojës, fytit, fytyrës dhe syve. Është shumë e rëndësishme që ju të ndaloni menjëherë marrjen e barit dhe të shkoni tek mjeku nëse keni marrje mendsh dhe vertigo ( veçanërisht në fillim të trajtimit, kur rrisni dozën ose kur ngriheni ne këmbë ). Efekte anësore shumë të shpeshta ( 1 ose më shumë raste në 10 përdorues ) janë marrje mendsh dhe lodhje. Efekte anësore të zakonshme ( 1 ose më shumë raste në 100 përdorues dhe më pak se 1 rast në 10 përdorues ) janë dhimbje koke, kollë, nauze, krampe muskulore, presion i ulët i gjakut kur ngrihesh në këmbë dhe dobësi. Efekte anësore jo të zakonshme ( 1 ose më shumë raste në 1000 përdorues dhe më pak se 1 rast në 100 përdorues ) janë gjendje të fikti ( sinkop ), rrahje zemre të shpeshta dhe goditëse ( palpitacione ), rrahje zemre të shpeshta, dhimbje gjoksi, presion i ulët gjaku, therje, vertigo, zhurmë në vesh, vështirësi në frymëmarrje ( dispne ), diarre, të vjella, çrregullime digjestive ( dispepsi ), dhimbje abdominale, grumbullime të gazit në zorrë ( flatulencë ), konstipacion, tharje goje, dëmtim të funksionit të veshkave, pamjaftueshmëri renale, rash, të kruajtura, djersitje, sindromi Stevens-Johnson, dhimbje të artikulacioneve, podagër, impotencë, rënie e libidos, përgjumje, dremitje dhe nervozizëm. Efekte anësore të rralla ( 1 ose më shumë raste në 10,000 përdorues dhe më pak se 1 rast në 1000 përdorues ) janë çrregullimet në formulën e gjakut ( neutropeni, hipohemoglobinemi, rënie e hematokritit, trombocitopeni, leukopeni ), frenim i palcës së kockave dhe hiperndjeshmëri / angioedema. Duhet të raportohet edhe nië kompleks simptomash: temperaturë, serosit, vaskulit, mialgji / miozit, artralgji / artriti, rritje e titrit të antitrupave antinuklear ( ANA ), rritje e sedimentit eritrocitar, eozinofili dhe leukocitozë. Nëse ndonjë nga efekte anësore bëhet serioz, ose vini re ndonje efekt që nuk është përshkruar në këtë fletëudhëzues, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin .

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjerë, përfshirë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Kjo i referohet kryesisht barnave të tjerë për trajtimin e hipertensionit, pamjaftueshmërisë së zemrës, diabetit dhe ato për ekskretimin e urinës. Ju duhet të informoni mjekun nëse jeni në nië dietë pa kripë ose nëse jeni duke marrë tableta kaliumi, shtesa kaliumi, agjentë kalium-kursyes,ose agjentë që përmbajnë kalium. Mjeku do të vendosë nëse ju mund të vazhdoni t’i merni këto agjentë apo të vazhdoni dietën tuaj ndërkohë që jeni duke marrë kombinimin fiks të enalaprilit me hidroklorotiazid. Si përfundim, ju duhet të informoni mjekun nëse jeni duke marrë sedativë, hipnotikë, barna për trajtimin e reumatizmës, podagrës, çrregullimeve mendore, dëmtimeve gastrointestinale, barna për uljen e kolesterolit, barna për bronkitin kronik dhe/ose astmën, litium, barna për dhimbjen e kyçeve, aspirinë, agjentë imunosupresorë, barna për trajtimin e çrregullimeve të ritmit të zemrës.

Merreni gjithmonë Enap – H 10 mg / 25 mg ose Enap – HL 20 mg / 12,5 mg ekzaktësisht siç ju ka thënë mjeku. Nëse nuk jeni i sigurt duhet të pyesni mjekun ose farmacistin. Doza e zakonshme është një tabletë në ditë. Nëse është e nevojshme doza mund të rritet deri në dy tableta në ditë. Nëse kohët e fundit jeni duke marrë diuretikë ( tableta për ekskretimin e urinës ), konsultohuni me mjekun përpara se të merrni këtë bar. Trajtimi me diuretikë duhet të ndalojë 2 – 3 ditë përpara se të fillojë trajtimi me Enap – H 10 mg / 25 mg ose Enap – HL 20 mg / 12,5 mg. Diuretikët tiazidikë mund të mos jenë të përshtatshëm për pacientët me prekje të funksionit renal; ato janë joefektive në pacientët me klirens të kreatininës 0,5 ml / s ose më të ulët ( p.sh. në dëmtimet e moderuara dhe të rënda renale ). Në pacientët me klirens të kreatininës midis 0,5 ml / s dhe 1,3 ml / s, është e këshillueshme të fillohet trajtimi me një dozë të përshtatshme të substancës aktive. Merreni tabletën e plotë, qoftë gjatë ose pas ngrënijes, me pak lëngje. Vendosni një rregull në marrjen e barit, më e mira është në mëngjes, në të njëjtën orë çdo ditë. Nëse keni përshtypjen se efekti i Enap – H 10 mg / 25 mg ose Enap – HL 20 mg / 12,5 mg është shumë i fortë ose shumë i dobët, informoni mjekun ose farmacistin.