Regjistrohu/Kyçu

ENALAPRIL

Enalaprili është prekursor i cili shndërrohet në formë aktive pas aktivizimit metabolik në enalaprilat. Frenon enzimin e angjiotenzinës së konversionit, i cili katalizon konversionin e angjiotenzinës I në angjiotenzinë II. Enalaprili gradualisht zvogëlon shtypjen arteriale, kurse frekuenca e zemrës dhe vëllimi minutar mbesin të pandryshuar.

Efektet anësore janë të lehta dhe kalimtare, për shkak të tyre terapia nuk duhet të ndërpritet. Efekti anësor më i shpeshtë është hipotensioni (veçanërisht pas dozës së parë).

Mbindjeshmëria e njohur ndaj enalaprilit ose metabolitit të tij enalaprilat. Porfiria, shtatzënësia dhe gjidhënia.

Dozimi i përshtatet gjendjes së të sëmurit dhe nevojave të tij. Nëse është e mundur i sëmuri mundësisht dy deri tri ditë para fillimit të mjekimit duhet të ndërpresë marrjen e diuretikëve, ose të zvogëlojë dozën e tyre dhe të ndërpresë dietën me kufizim kripe. Mjekimi i hipertensionit, mjekimi i pamjaftueshmërisë së zemrës: doza individuale është 2,5 mg. Pas marrjes së dozës së parë pacientin duhet të përcjellet së paku edhe 2 orë, përgjithësisht një orë pasi të stabilizohet shtypja arteriale.