Regjistrohu/Kyçu

EGLONYL ®

Për trajtimin kohëshkurtër të ankthit te të rriturit, kur reagimi në terapinë e zakonshme nuk është i përshtatshëm; Për trajtimin e çrregullimit të sjelljes (agjitacionit, sjelljet me lëndimin e vetvetes, sjelljet stereotipike) te fëmijët > 6 vjeç veçanërisht me autizëm. Nëse keni ndonjë pyetje ose diçka të paqartë bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin.

Si të gjitha barnat tjera, edhe kapsulat Eglonyl mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Në veçanti ju nuk duhet ta merrni këtë bar dhe duhet ta informoni mjekun tuaj nëse në ndërkohë merrni edhe këto barna: Levodopë për tarjtimin e sëmundjes së Parkinson’it. Nëse jeni duke marrur levodopë, nuk duhet të merrni Eglonyl.

Për trajtimin kohëshkurtër të anksiozitetit, kur reagimi ndaj terapisë së zakonshme është joadekuate: 100 mg deri në 200 mg në ditë me kohëzgjatje maksimale të terapisë prej 4 javësh. Raste të veçanta me sëmundje ulçeroze: Terapia mbajtëse orale është 3 kapsula të 50 mg në ditë për 4-6 javë. Fëmijët (> 6 vjeç) Për trajtimin e çrregullimeve të sjelljes (agjitacioni, sjellja me lëndimin e vetvetes, sjellje stereotipike), sidomos autizmi: 5 mg/kg/në ditë (kjo dozë mund të rritet deri në 10 mg/kg/në ditë).

Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme. Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten. Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.