Bllokues selektiv i receptorëve beta-adrenergjikë.
Corvitol® 50 në përgjithësi tolerohet mirë nga të sëmurët. Ndonjëherë mund të ndodhin : Veçanërisht në fillim të trajtimit, çrregullime të sistemit nervor qendror psh: lodhje, gjendje depresive, marrje mendsh, konfuzion, dhimbje koke, djersitje, rritje e aktivitetit të ëndrrave, çrregullime të gjumit dhe halucinacione; Ankesa të përkohshme gastrointestinale; Reaksione mbindjeshmërie të lëkurës (gjatë ekspozimit ndaj dritës); Mpirje, ndjesi të ftohti dhe çrregullime të qarkullimit të gjakut në anësi;
Efekti i medikamenteve, kur përdoren njëkohësisht, mund të rritet ose të pakësohet. Efekti i medikamenteve që ulin sheqerin në gjak mund të shtohet ose të pakësohet gjatë trajtimit të njëkohshëm me barna beta bllokues (psh: Corvitol® 50). Corvitol® 50 mund të fshehë simptomat e rënies së nivelit të glukozës në gjak (puls i shpejtuar, dridhje të gishtave). Në këto raste nivelet e glukozës në gjak duhet të kontrollohen rregullisht. Përdorimi i njëkohshëm i betabllokuesve dhe antidepresantëve, trankuilizantëve, antiaritmikëve, barnave kundër insufiçiencës kardiake, antihipetensivëve, relaksantëve, narkotikëve, disa barnave antiulçerozë (cimetidinë) mund të shkaktojë (në varësi të medikamentit) rënie të theksuar të presionit arterial, ngadalësim të pulsit, çrregullime të ritmit të zemrës dhe, në raste të izoluara, insufiçiencë të miokardit. Në këto raste këshillohet mbikqyrja e kujdesshme e pacientëve. Në rastin kur trajtimi me Corvitol® 50 nuk mund të ndërpritet, para kirurgjisë me anestezi të përgjithshme ose para trajtimit me relaksantë, pacienti duhet të informojë anestezistin lidhur me përdorimin e Corvitol® 50. Kur Corvitol® 50 administrohet bashkë me klonidinën, kjo e fundit mund të ndërpritet vetëm pasi Corvitol® 50 është ndërprerë disa ditë përpara. Në këtë mënyrë shmanget rritja, e mundshme, e theksuar e presionit të gjakut Rritje e theksuar e presionit të gjakut gjithashtu mund të vërehet kur përdoren bashkë Corvitol® 50 dhe medikamente simpatomimetike, që mund të përmbahen në preparatet kundër kollës, pikat për sy apo për hundë. Pacienti duhet të informojë mjekun për përdorimin e barnave të tjerë, pasi janë të mundshme edhe bashkëveprime të tjera medikamentoze.
Doza duhet përcaktuar në mënyrë individuale dhe duke u bazuar kryesisht në përgjigjen ndaj trajtimit. Ajo mund të ndërrohet vetëm sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk rekomandohet ndryshe, mund të përdoren dozat e mëposhtëme: Hipertension arterial tabletë Corvitol® 50, 1-2 herë në ditë ose 1 deri në 2 tabeta Corvitol® 50, 1 herë në ditë. Doza ditore, në qoftë se është e nevojshme, mund të rritet deri në 2 herë në ditë nga 2 tabeta.
Corvitol® 50 mund të përdoret vetëm pas alfabllokadës paraprake. Pacientë me funksion hepatik të dëmtuar. Në pacientët me anamnezë personale ose familjare për psoriasis, medikamentet beta bllokues mund të përdoren vetëm pasi është bërë një vlerësim rigoroz i raportit përfitim/rrezik. Kjo vlen gjithashtu për pacientët që vuajnë nga forma të rënda të mbindjeshmërisë dhe për ata që i nënshtrohen terapisë desensibilizuese. Tek pacientët që përdorin medikamente beta bllokues reaksionet alergjike mund të ndodhin më shpesh dhe mund të jenë të formave më të rënda. Tek pacientët me disfunksion renal të rëndë duhet të mbikqyret vazhdimisht funksioni renal.