Regjistrohu/Kyçu

COFFERGAMIN

Coffergamin është një produkt mjekësor i kombinuar që i përket grupit të të ashtuquajturve medikamente antimigrenoze. Ergotamina ndikon mbi dhimbjen migrenoze të kokës nëpërmjet ndryshimit në tonuset e enëve të trurit, duke shkaktuar ngushtimin e tyre dhe eliminimin e dhimbjeve, me origjinë nga receptorët shqisor në murin e enëve dhe të cilët ndikohen nga zgjerimi i tij. Kafeina ndihmon për forcimin e efektit të ergotaminës. Coffergamin përdoret për parandalimin dhe mjekimin e krizave të dhimbjes migrenoze dhe dhimbjeve të tipit migrenoz ( histaminik ) të kokës.

Coffergamin është një produkt mjekësor i kombinuar që i përket grupit të të ashtuquajturve medikamente antimigrenoze. Ergotamina ndikon mbi dhimbjen migrenoze të kokës nëpërmjet ndryshimit në tonuset e enëve të trurit, duke shkaktuar ngushtimin e tyre dhe eliminimin e dhimbjeve, me origjinë nga receptorët shqisor në murin e enëve dhe të cilët ndikohen nga zgjerimi i tij. Kafeina ndihmon për forcimin e efektit të ergotaminës. Coffergamin përdoret për parandalimin dhe mjekimin e krizave të dhimbjes migrenoze dhe dhimbjeve të tipit migrenoz ( histaminik ) të kokës.

Si çdo medikament tjetër Coffergamin mund të shkaktojë reaksione të padëshirueshme, me gjithë se ato nuk shfaqen tek secili. Reaksionet e padëshirueshme medikamentoze lidhur me aplikimin e Coffergamin janë shkaktuar kryesisht nga substance ergotaminë. Tek dise pacientë mund të vihen re këto reaksione: Të shpeshta ( 10 % – 1 % ): të përziera, të vjella ( nuk është lidhur me migrenën ), dhimbje barkore dhe marrje mendsh. Jo të shpeshta ( 1 % – 0.1 % ): parestezi, mpirje, ndjeshmëri të ulur, kaltërim, dhimbje dhe dobësi në gjymtyrët, diarre. Të rralla ( 0.1 %-0.01 % ): reaksione alergjike ( puçrra në lëkurë, ënjtje e fytyrës, urtikarie dhe frymëzenie, marrje mendsh, ngadalësim ose shpeshtim i pulsit, rritje e presionit të gjakut, dhimbje muskulore, puls i ngadalësuar ose i pandjeshëm, ergotizëm ( ngushtim i theksuar i enëve periferike, që çon në shfaqjen e simptomave të insuficiencës së enëve periferike ). Janë raportuar raste të rralla të çrregullimit në furnizimin e zorrëve të holla me gjak, lidhur me aplikimin kronik ose me mbidozimin me produkte që përmbajnë ergotaminë. Rrallë herë mund të provokohet dhimbja koke që i detyrohet mbidozimit kronik ose ndërprerjes së shpejtë të mjekimit. Shumë të rralla ( më pak se 0.01 % ): dhimbje në zonën e zemrës, për shkak të çrregullimit në furnizimin me gjak të muskulit kardiak, infarkt i miokardit dhe gangrenë. Përdorimi i tepërt i produkteve që përmbajnë ergotaminë për një periudhë të gjatë mund të shkaktojë ndryshime fibroze ( ngjitje indesh ) në pleura dhe peritoneum. Ka raportime për raste të rralla të fibrozimit të valvolave kardiake. Nëse ndonjë prej reaksioneve të padëshirueshme bëhet serioze ose vini re të tjera që nuk janë përshkruar në këtë fletë me informacion për pacientin, Ju lutemi informoni mjekun tuaj ose farmacistin.

Ju lutemi, informoni mjekun tuaj ose farmacistin, nëse merrni ose keni marrë para pak kohe medikamente të tjera, përfshi edhe ato që jepen pa recetë. Coffergamin nuk duhet të merret bashkë me produkte të tjera mjekësore që ngushtojnë enët e gjakut, për shkak të forcimit të efektit të tyre. Kur aplikohet bashkë me disa medikamente ( si inhibitorë enzimësh, antimikotikë azol, antibiotikë makrolidë ) rritet rreziku i ngushtimit të enëve dhe i çrregullimeve në furnizimin e gjymtyrëve me gjak; me beta – bllokuesit dhe triptanët gjithashtu mund të shkaktohen reaksione të ngjashme; me simpatikomimetikët mund të provokohet rritje e fortë e presionit arteror; me stimuluesit e sistemit nervor qëndror mund të arrihet në irritim, pagjumësi, aritmi; me inhibitorët – MAO – takikardi, rritje të madhe të presionit arteror; me fluorohinolonët pengohet metabolizimi i kafeinës dhe rritet përqëndrimi i saj. Mund të pakësohet efekti enëzgjerues i nitroglicerinës. Tek pirësit e duhanit shtohet rreziku i dëmtimit të furnizimit me gjak të gjymtyrëve. Pirja e alkoolit në kohen e mjekimit mund të rritë dhimbjen e kokës dhe simptomatikën migrenoze

Dozat e zakonshme: Të rriturit: Në rast të shenjave të krizës së ardhshme ose në fillim të krizës migrenoze merren 2 tableta. Nëse kriza nuk ndikohet, në interval prej 1 / 2 orë merret nga 1 tabletë deri në maksimum 6 tableta në ditë. Doza e njëhershme nuk duhet të tejkalojë 4 tableta. Doza maksimale javore është 10 tableta. Fëmijët: Ky produkt nuk rekomandohet për fëmijë. Nuk është vërtetuar siguria dhe efektiviteti i produktit tek ata.

Aplikoni gjithmonë Coffergamin saktë sipas instruksioneve në këtë fletë me informacion për pacientin. Nëse nuk jeni të sigurt për diçka e pyesni mjekun tuaj ose farmacistin! Merret nga goja me pak lëngje.