Një ml e tretësirës përmban 3,5 mg ciprofloksacin hidroklorid monohidrat ekuivalent me 3 mg ciprofloksacinë
Si të gjitha barnat tjera, edhe Citeral-i mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Efektet e padëshiruara më të zakonshme janë: djegësimë, shqetësim, kruarje, ndjenja e trupit të huaj, skuqje e syrit ose kapaku i syrit nga brenda, formim i krustave në kapak të syve, rënie e të parit, rritje e prodhimit të lotëve, ndjeshmëria në dritë, grimca të bardha në sy. Ju mund të keni reaksione edhe në pjesët e tjera të trupit duke e futur: nauzenë, shijen e keqe në gojë, reaksionet alergjike p.sh. skuqje, kruarje, kokëdhembje, enjtje, ose vështirësi me frymëmarrje. Ju mund të keni disa ose të gjitha efekte të padëshiruara në vijim në vesh: Të zakonshme: kruarje. Të rralla: tinitus. Efekte tjera të padëshiruara janë: dhimbje koke, rash. Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletudhëzim
Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse jeni duke marrur barna tjera ose nëse i keni marrë në të kaluarën e afërt, duke i futur edhe ato që merren pa recetë mjekësore. Është me rendësi të veçantë nëse ju ndërkohë merrni barin që përmban teofilinë (bar që përdoret për sëmundjet respiratore), kofeinë, varfarinë (bar kundër koagulimit të gjakut). Elevimi tranzitor i kreatininës në serum është raportuar te disa pacientë të cilët kanë marrë ndërkohë edhe ciklosporinë së bashku me ciprofloksacinë sistemike.
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Dozimi varet nga lloji i infeksionit dhe nga ashpërsia e tij. Ulçera korneale Dozimi duhet të vazhdohet edhe gjatë natës. Dita 1 – 2 pika aplikohen çdo 15 minuta gjatë 6 orëve të para dhe pastaj nga 2 pika çdo 30 minuta. Dita 2 – 2 pika aplikohen çdo orë. Dita 3 deri në ditën e 14 – nga 2 pika çdo 4 orë. Mjeku juaj do ta përcaktojë nëse ka nevojë që ju të trajtoheni më gjatë se 14 ditë. Mos lejoni që pikatorja të prekë ndonjë sipërfaqe ose ndonjë send, sepse mund ta ndosë barin në shishe. Infeksionet e syve: Konjuktiviti bakterial Dozimi i zakonshëm është një deri në dy pika në syrin e infektuar, katër here në ditë. Te infeksionet e rënda, dozimi në dy ditët e para mund të jetë një deri në dy pika në çdo dy orë derisa ju jeni i zgjuar. Ju nuk duhet ta përdorni CITERAL më tepër se 21 ditë, me përjashtim nëse për këte ju këshillon mjeku juaj. Fëmijët Siguria dhe efikasiteti i pikave Citeral te fëmijët e moshës nën 1 vjeç ende nuk është i vërtetuar. Prandaj, ky bar nuk rekomandohet të aplikohet te fëmijët e moshës nën 1 vjeç. Dozimi te fëmijët e moshës mbi 1 vjeçare është e njejtë me atë për të rriturit. Infeksionet e veshit Para përdorimit të pikave Citeral, duhet të pastrohet kanali i veshit. Ju mund ta ngrohni shishen me pika duke e mbajtur në duart tuaja për disa minuta. Mos lejoni që pikatorja të prekë ndonjë sipërfaqe ose ndonjë send, ose sekretet e veshit, sepse mund ta ndosë barin në shishe. Të rriturit -4 pika në vrimën e veshit, 2 herë gjatë ditës, në mëngjes dhe mbrëmje. Fëmijët -3 pika në vrimën e veshit 2 herë gjatë ditës, në mëngjes dhe mbrëmje. Nëse përdorni tampon pambuku për vesh (material i cili ka fuqi absorbuese dhe i cili vendoset në vrimën e veshit) mjeku juaj do t’ju këshillojë, të përdorni më tepër pika vetëm pas aplikimit të parë. Mjeku juaj do të tregojë sa do të zgjasë trajtimi me Citeral. Megjithëse simptomat e infeksionit mund të zhduken shumë shpejt pas fillimit të aplikimit, barin duhet ta merrni sipas udhëzimeve të mjekut, për tu siguruar se infeksioni nuk do të kthehet. Citerali të përdoret në të dy veshët nëse ka rekomanduar mjeku.
Infeksionet e syrit (konjunktiviti ose ulçera korneale) e shkaktuar nga mikrooranizma të ndjeshëm. Infeksionet e veshit (inflamacioni i kanalit të veshit ose i veshit të mesëm) i shkaktuar nga mikrooranizma të ndjeshëm.