Acikloviri është virostatik me selektivitet të lartë kundrejt viruseve Herpes simplex 1 e 2 dhe virusit Varicella zoster. Efekti antiviral arrihet nëpërmjet ndërhyrjes në sintezën e ADN-së dhe frenimit të replikimit viral. Acikloviri frenon sintezën e ADN-së duke ndërhyrë te ADN polimeraza. Në qelizat e infektuara me herpes in vitro, aktiviteti antiviral i aciklovirit bazohet në shndërrimin brendaqelizor në aciklovir trihidrat. Acikloviri ka aktivitet të ulët ndaj ADN-së humane pasi faza e parë e shndërrimit në monofosfat katalizohet nga timidin kinaza virale. Ackloviri përthithet shpejt nëpërmjet epitelit të kornesë dhe arrin përqëndrime terapeutike në lëngun qelqor.
Acikloviri tolerohet mirë. Rrallë mund të shkaktojë irritim apo djegie në zonën e mjekimit.
Aplikimi i pomadës në sy mund të çrregullojë shikimin, prandaj duhet shmangur puna në makineri apo drejtimi i automjetit.
Në infeksionet nga herpes simpleks aplikohet një sasi e vogël pomade (rreth 1 cm) në konjuktivën e poshtme çdo 4 orë (5 herë në ditë). Në format ulçerative të infeksioneve mjekimi zgjat 7-10 ditë, në format intersticiale 10-20 ditë. Pas shërimit, përdorimi i pomadës duhet të vazhdojë të paktën edhe 3 ditë.
Për përdorim lokal.