Ciprofloksacina është antimikrobik nga grupi i fluorokinoloneve, i cili inhibon enzimin AND girazën dhe kështu pengon replikimin e ADN-së bakteriale.
Si të gjitha barnat e tjera, edhe CIPROL film tableta mund të shkaktojë efekte anësore. Nëse Ciproli përdoret sipas dozave të rekomanduara atëherë efektet e padëshiruara janë të përballueshme dhe kryesisht manifestohen me vështërsi në tretje (mundim, vjellje, dhembje në bark, barkqitje). Efektet tjera të padëshirueshme janë: SNQ (pagjumësia kokëdhembja marramendja, shqetësimi, lodhje); sistemi kardiovaskular (palpitacionet ekstrasistolet ventikulare, flateri atrial, sinkopë hepertensive-mjaft rrallë); çrregullimi i shijes, çrregullimi i të pamurit, hipersensitiviteti (puçrra në lëkurë, kruarje ethe) ndryshime në pasqyrën diferenciale të gjakut. Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të mund të jenë reakcion i padëshiruar nga CIPROL film tableta, e nuk janë përmendur në këtë udhëzim, informojeni mjekun tuaj ose farmacistin!
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.
Infeksionet e traktit urinar: të lehta-250mg çdo 12 orë, në kohëzgjatje prej 3-5 ditë; mesatarisht të rënda-250 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7-14 ditë; të rënda -500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7-14 ditë; Prostatitis (infeksione kronike bakteriale): 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 28 ditësh. Infeksionet intraabdominale: 500mg, çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7-14 ditë. Kohëzgjatja e terapisë është adaptuar shkallës së infeksionit, kështu që te infeksionet e komplikuara është i domosdoshëm trajtim i zgjatur. Diarrea infektive: profilaksa-500mg një herë në ditë në kohëzgjatje më së shumti deri 3 javë; terapia-500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 5-7 ditë. Infeksionet e eshtrave dhe nyjave: 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 4-6 javë (sipas nevojës edhe më gjatë). Në rast të infeksioneve të rënda rekomandohet të përdoren 750 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 4-6 javë (sipas nevojës edhe më gjatë). Infeksionet e traktit respirator: 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7 – 14 ditën, ndërsa në raste të rënda përdoren 750 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7 – 14 ditë. Ciprol kryesisht rekomandohet në rastet kur te pacienti nuk ka përgjigje terapike adekuate gjatë përdorimit të ndonjë antbiotiku tjetër dhe kur është fjala për infeksione të shkaktuara pneumokoket rezistente. Sinusitis (akut, bakterial): 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 10 ditësh. Antraks: 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 60 ditësh (terapia është e efikase sa më herët që të përdoret Ciprol-i pas infektimit me shkaktarin e sëmundjes). Ethet e tifos: 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 10 ditësh. Infeksionet e lëkurës: 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje pre 7-14 ditën, dërsa te infeksionet e komplikuara përdoren 750 mg, çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7-14 ditë. Gonorea (uretrale dhe cervikale): 500 mg një herë.
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin. Infeksionet e traktit urinar: të lehta-250mg çdo 12 orë, në kohëzgjatje prej 3-5 ditë; mesatarisht të rënda-250 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7-14 ditë; të rënda -500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7-14 ditë; Prostatitis (infeksione kronike bakteriale): 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 28 ditësh. Infeksionet intraabdominale: 500mg, çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7-14 ditë. Kohëzgjatja e terapisë është adaptuar shkallës së infeksionit, kështu që te infeksionet e komplikuara është i domosdoshëm trajtim i zgjatur. Diarrea infektive: profilaksa-500mg një herë në ditë në kohëzgjatje më së shumti deri 3 javë; terapia-500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 5-7 ditë. Infeksionet e eshtrave dhe nyjave: 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 4-6 javë (sipas nevojës edhe më gjatë). Në rast të infeksioneve të rënda rekomandohet të përdoren 750 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 4-6 javë (sipas nevojës edhe më gjatë). Infeksionet e traktit respirator: 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7 – 14 ditën, ndërsa në raste të rënda përdoren 750 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7 – 14 ditë. Ciprol kryesisht rekomandohet në rastet kur te pacienti nuk ka përgjigje terapike adekuate gjatë përdorimit të ndonjë antbiotiku tjetër dhe kur është fjala për infeksione të shkaktuara pneumokoket rezistente. Sinusitis (akut, bakterial): 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 10 ditësh. Antraks: 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 60 ditësh (terapia është e efikase sa më herët që të përdoret Ciprol-i pas infektimit me shkaktarin e sëmundjes). Ethet e tifos: 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 10 ditësh. Infeksionet e lëkurës: 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje pre 7-14 ditën, dërsa te infeksionet e komplikuara përdoren 750 mg, çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7-14 ditë. Gonorea (uretrale dhe cervikale): 500 mg një herë.