Regjistrohu/Kyçu

CIPROFLOKSACINE

Ciprofloxacin Axapharm është një ilaç për trajtimin e sëmundjeve infektive bakteriale. Ciprofloxacin Axapharm është një antibiotik dhe bën pjesë në grupin e kinoloneve dhe ka ndikim antibakterial kundër një numri të madh të llojeve të baktereve

Ciprofloxacin Axapharm është një ilaç për trajtimin e sëmundjeve infektive bakteriale. Ciprofloxacin Axapharm është një antibiotik dhe bën pjesë në grupin e kinoloneve dhe ka ndikim antibakterial kundër një numri të madh të llojeve të baktereve

Gjatë marrjes së Ciprofloxacin Axapharm mund të shfaqen këto efekte anësore: Ankesa të traktit të stomakut dhe zorrëve si dhimbje të stomakut, pështjelli, vjellje, diarre, çrregullime të tretjes, fryrje ose mungesë e oreksit. Shumë rrallë: pezmatimi i pankreasit. Në rast të shfaqjes së diarresë së rëndë dhe të vazhdueshme gjatë apo pas trajtimit, do të duhej ta pyetni menjëherë mjekun apo farmacistin tuaj. Çrregullimet e sistemit qendror nervor si marramendje, dhimbje koke, lodhje, pagjumësi, shqetësim ose dridhje. Shumë rrallë u vërejtën përpëlitje, çrregullime perifere të ndjenjës, ndjeshmëri e rritur ose e zvogëluar e ngacmimeve prekëse, ngërçe të muskujve, dhimbje të këmbëve, të kurrizit dhe të gjoksit, anksiozitet, ankthe, hutim, depresion, djersitje, haluçinacione, çrregullime në pamje (pamje të dyfishta, pamje me ngjyra), pasiguri në ecje, sulme të ngërçeve, çrregullime të shijimit dhe të nuhatjes. Reaksione të lëkurës si rrebulli i lëkurës, edhe në lidhje me ndikimin e fortë të diellit. Shumë rrallë: reaksione alergjike që paraqiten menjëherë, kruajtje, urtikarie, ënjtje të fytyrës dhe të gurmazit, çrregullime të frymëmarrjes, temperaturë. Pjesërisht mund të shfaqet një shok i rrezikshëm që pas marrjes së parë. Në rastet e tilla duhet menjëherë të ndërpritet Ciprofloxacin Axapharm, është i nevojshëm trajtimi mjekësor (p.sh. shok-terapia). Shumë rrallë u raportua për ankesa nyjave, dhimbje të muskujve, tenosinoviti, ndjenjë e përgjithshme e dobësisë, rrahje e zemrës, migrenë, vërshime të vapës, ngjyrosje e errët e lëkurës, hemorragjitë e lëkurës në formë pikash, krijimi i flluskave me gjak, nyjëza të vogla, nyjëza të vogla me krijim të kores si shprehje të pjesëmarrjes së enëve të gjakut, pezmatimi i veshkave dhe i mëlçisë, shkatërrimi i epitelit të mëlçisë. Informoni mjekun apo farmacistin tuaj, nëse vëreni simptome të tilla. Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, do të duhej ta informoni menjëherë mjekun apo farmacistin tuaj.

Pacientët përkatësisht pacientet me alergji ndaj Ciprofloxacin Axapharm apo ilaçeve të ngjashme (të pyetet mjeku apo farmacisti) nuk duhet të përdorin Ciprofloxacin Axapharm. Fëmijët dhe të rinjtë: Fëmijët dhe të rinjtë në periudhën e rritjes nuk duhet ta marrin Ciprofloxacin Axapharm. Një përjashtim bën trajtimi i shpërthimeve akute të infeksionit tek pacientët përkatësisht pacientet me fibrozë cistike (çrregullim i trashëgueshëm i metabolizmit me prodhim të shtuar dhe trashësi të rritur të sekrecionit të gjëndrave në bronke dhe në traktin e tretjes) si dhe me antraks.

Infeksioni i thjeshtë i traktit të lartë dhe të poshtëm urinar: 2 x 250 mg. Infeksioni i rëndë i traktit urinar (varësisht nga shkalla e peshës): 2 x 250 mg deri 2 x 500 mg. Infeksioni i traktit respirator (p.sh. bronkiti): 2 x 250 mg deri 2 x 500 mg. Infeksione të tjera (krahaso indikacionet): 2 x 500 mg. Infeksione të rënda (p.sh. infeksione të eshtrave, infeksione të traktit respirator, tek mukoviscidoza = fibroza cistike): 2 x 750 mg. Tek fëmijët dhe të rinjtë (5-17 vjeç) me fibrozë cistike dozimi i preferuar gjatë shpërthimeve akute të infeksionit arrin 2 x 20 mg ciprofloksacinë për çdo kilogram të peshës trupore, e shpërndarë në dy doza të veçanta në distancë 12 orëshe. Doza ditore nuk duhet të tejkalonte 2 x 750 mg. Kohëzgjatja e preferuar e trajtimit zgjat 10-14 ditë. Nuk ekzistojnë përvoja për dozim tek fëmijët me funksion të kufizuar të veshkave përkatësisht të mëlçisë. Tek gonorea akute, jo e komplikuar (blenorragjia) e mashkullit mjafton një dozë e njëhershme prej 250 mg, nëse është e prekur vetëm uretra. Nëse tek gonorea ankesat (derdhja etj.) nuk zhduken brenda disa ditëve, duhet të shkohet në ekzaminim kontrollues tek mjeku, para së gjithash për ta përjashtuar një infeksion përcjellës përmes shkaktarëve, të cilët nuk janë marrë parasysh gjatë dhënies së dozës së njëhershme.

Ciprofloxacin Axapharm përdoret për trajtimin e sëmundjeve infektive si: Infeksione të traktit të frymëmarrjes; Infeksione të fytit, të hundës dhe të veshëve; Infeksione të gojës, të dhëmbëve dhe të nofullës; Infeksione të veshkave dhe të traktit urinar; Infeksione të organeve gjenitale; Infeksione në gjinekologji dhe në obstetrikë; Infeksione të traktit të stomakut dhe të zorrëve; Infeksione të abdomenit, përfshirë edhe të legenit të vogël; Infeksione të lëkurës dhe të pjesëve të buta; Infeksione të eshtrave dhe të nyjave.