Ciprinol bën pjesë në grupin e antibiotikëve fluorokinolone. Ai përdoret për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizmat e ndjeshëm ndaj ciprofloksacinës.
nauze (ndjenjë për të vjellë), diarre Jo të zakonshme (në më pak se 1 në 100 pacientë të trajtuar): rritje e enzimave të mëlçisë dhe fosfatazës alkaline, rritje e nivelit të bilirubinës në serum (pigment biliar), kreatininës dhe uresë; rënie e numrit të rruazave të bardha të gjakut (e cita rezulton në rritje të prekjes nga infeksionet), rritje e numrit të një tipi të rruazave të bardha të gjakut eozinofilia); marrje mendsh, dhimbje koke, pagjumësi, nervozizëm, konfuzion, çrregullime të shijes; të vjella, dhimbje abdominale, rënie e oreksit: rash në formë njollash; dhimbje kyçesh; ndjesi e dobësisë së përgjithshme, lodhje.
Nëse jeni duke marrë barna për djegiet e stomakut — antacide (të cilat përmbajnë alumin, magnez ose kalcium) — ose sukralfat, absorbimi i ciprofloksacinës reduktohet. Kështu që rekomandohet Ciprinol 1-2 orë përpara antacideve ose sukralfatit, ose 4 orë pas tyre. Nëse jeni duke marrë barna për astmën (teofilinë) gjatë trajtimit me Ciprinol, mund të shfaqen efekte anësore sepse nivelet e teofilinës në gjak mund të rriten. Nëse është e mundur mjeku do të masë sasinë e teofilinës në gjak dhe mund të përshkruajë një dozë më të ulët. Marrja e njëkohëshme me ciklosporinën rrit rrezikun për dëmtimin e veshkave, për rrjedhojë rekomandohet gjithashtu matja e sasisë së ciklosporinës në gjak. Nëse jeni duke marrë barna që parandalojnë koagulimin e gjakut njëkohësisht me Ciprinol, veprimi i tyre mund të fuqizohet dhe mund të shfaqet gjakrrjedhje. Informoni mjekun nëse vuani nga diabeti dhe trajtoheni me glibenklamid. Marrja e njëkohëshme me Ciprinolin mund të ulë së tepërmi nivelin e sheqerit në gjak. Nëse vuani nga epilepsia dhe trajtoheni me fenitoinë, marna e njëkohshme me Ciprinolin mund të rezultojë në nivele të ulura ose të rritura të fenitoinës në gjak. Gjatë trajtimit të njëkohshëm me disa anti-inflamatorë (p.sh. fenbufen) dhe me kinolone në doza shumë të larta, mund të shfaqen konvulsione Informoni mjekun nëse jeni duke marrë një nga barnat e mëposhtëm: teofilinë, klozapine, takrinë, ropinirol dhe tizanidinë. Marrja e njëkohshme e ciprofloksacinës dhe metotreksatit mund të çojë në rritje të nivelit të metotreksatit në plazëm, i cili mund të shkaktojë efekte toksike.
Doza e zakonshme e Ciprinolit është një tabletë 250 mg ose 500 mg dy herë në ditë. Gëlltiteni tabletën me një gotë ujë ose çaj. Në gonorrenë akute, nië dozë e vetme 250 mg deri 500 mg është e mjaftueshme. Mjeku mund të përshkruaj Ciprinol për trajtimin dhe parandalimin e antraksit në fëmijët në dozë 15 mg/kg p. t. dy herë në ditë.
Merreni gjithmonë Ciprinolin ekzaktësisht siç ju ka thënë mjeku. Nëse jeni të pasigurtë pyesni përsëri mjekun ose farmacistin. Mjeku do ta përshtasë dozën në varësi të sëmundjes, tolerancës ndaj barit dhe rezultatit të trajtimit. Mjeku mund të përshkruaj gjithashtu tabletat Ciprinol pasi keni marrë barin në formë infuzioni për pak ditë. Doza e zakonshme e Ciprinolit është një tabletë 250 mg ose 500 mg dy herë në ditë. Gëlltiteni tabletën me një gotë ujë ose çaj. Në gonorrenë akute, nië dozë e vetme 250 mg deri 500 mg është e mjaftueshme. Mjeku mund të përshkruaj Ciprinol për trajtimin dhe parandalimin e antraksit në fëmijët në dozë 15 mg/kg p. t. dy herë në ditë. Kohë zgjatja e trajtimit varet nga shkalla e sëmundjes dhe rezultatet klinike dhe bakteriologjike. lnfeksionet e pakomplikuara të traktit urinar zakonisht trajtohen për 3 ditë, infeksionet e komplikuara të traktit urinar dhe disa infeksione të tjera për 14 ditë, prostatiti kronik bakterial për 12 javë, infeksionet e kockave dhe kyçeve për 4 deri 6 javë, bartësit e salmonelës për 4 javë dhe diarretë infeksioze zakonsisht për 5 deri 7 ditë, disa herë deri në 14 ditë. Pas ekspozimit me sporet e antraksit, Ciprinoli duhet të jepet për 60 ditë. Parandalimi i infeksioneve në proçedurat kirurgjikale, 500 mg deri 750 mg Ciprinol duhet të jepen gjysëm ore deri një orë para kirurgjisë. Nëse keni dëmtim të funksionit të veshkave ose jeni i moshuar, ju duhet të merrni dozë më të ulët. Nëse keni përshtypjen se efektet e Ciprinolit janë shumë të forta ose shumë të dobëta, informoni mjekun ose farmacistin. Nëse keni marrë më shumë Ciprinol sesa duhet Kontaktoni menjëherë mjekun ose farmacistin. Doza shumë të larta mund të shkaktojnë nauze, të vjella, diarre, dhimbje koke dhe marrje mendsh, në raste më të rënda konfuzion, tremor, haluçinacione dhe konvulsione. Nëse harroni të merrni Ciprinol Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur. Nëse nuk e keni marrë një dozë në kohën e duhur, merreni atë sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjithsesi, nëse është afër koha për dozën tjetër, mos e merrni dozën e humbur dhe vazhdoni si zakonisht. Nëse ndaloni së marri Ciprinol Merreni barin për aq kohë sa ju ka përshkruar mjeku. Edhe nëse ndiheni më mirë, infeksioni mund të jetë akoma prezent dhe mund të rishfacjet nëse trajtimi ndërpritet shumë shpejt. Nëse keni pyetje të mëtejshme për përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin.