Cinarizine është antagoniste e receptorëve H 2 dhe kalcibllokuese. Cinarizina frenon bartjen e joneve të kalciumit në qelizat e muskulaturës së lëmuar të artereve dhe shkakton vazodilatacion. Cinarizina është një qetësuese e efektshme e labirintit. Ajo ka veprimtari antivazokonstriktive e prandaj përdoret për të përmirësuar simptomat e shkaktuara nga perfuzionimi i dobët trunor dhe periferik. Cinarizina nuk ndikon në presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës.
Si të gjithe barnat e tjera, Cinanzine mund të shkaktojë efekte anësore, megjithese jo çdokush i manifeston. Ndonjëherë ato janë serioze ndonjëherë jo . Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore . Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre. Efektet anësore që mund të shfaqen janë : në fillim të mjekimit me cinarizinë mund të shfaqet përgjumje ; çrregullime gastrointestinale ( të përziera, të viella, diarre dhe dhembje epigastrike ) dhembje koke ; tharje e gojës ; anoreksi turbullim të parit ; reaksione alergjike, simptoma nxitjeje ( eksitim paradoksal ) ; mjekimi afatgjatë mund të shkaktojë parkinsonizëm ( në raste të tilla mjekimi duhet ndërprerë). Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmeroni mjekun ose farmacistin tuaj.
Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni duke përdorur ose trajtuar me: Alkool :qetësues ose i antidepresivë triciklikë ( Cinarizine mund ta rrisë efektin e tyre qetësues ); vazodilatatoret dhe antihipertensivët e tjerë ( sepse Cinarizine vepron në mënyrë sinergjiste kur kombinohet me ta ): antiemetiku domperidon ( po ashtu Cinarizine vepron në mënyrë sinergjiste me të)
në çrregullime vestibulare -75 mg , 1- 2 herë në ditë ; në çrregullime në qarkullimin e syrit – 75 mg , 2- 3 herë në ditë; në çrregullime vaskulare periferike – 75 mg , 2- 3 herë në ditë; Parandalim i sëmundjes së detit – të rriturit dhe adoleshentët – 30 mg 2 orë para fillimit të udhëtimit ; 15 mg çdo 8 orë gjatë udhëtimit n.q.s. është e nevojshme.
Gjithmonë merreni Cinarizine sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin. Në qoftë se ndjeni që efektet e Cinarizine janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj. Tabletat duhet të gëlltiten me të paktën gjysëm gote ujë. Tabletat Cinarizine disponohen në formdozën : 25mg ose 75 mg Dozimi i Cinarizine është individual. Më poshtë jepet një pasqyrë praktike për dozimin e cinarizinës: në çrregullime vestibulare -75 mg , 1- 2 herë në ditë ; në çrregullime në qarkullimin e syrit – 75 mg , 2- 3 herë në ditë; në çrregullime vaskulare periferike – 75 mg , 2- 3 herë në ditë; Parandalim i sëmundjes së detit – të rriturit dhe adoleshentët – 30 mg 2 orë para fillimit të udhëtimit ; 15 mg çdo 8 orë gjatë udhëtimit n.q.s. është e nevojshme.Mjekim i simptomave vaskulare: fëmijët mbi 12 vjeç -30 mg , 3 herë në ditë; fëmijët 5- 12 vjeç -1/2 e dozës së të rriturit ; Doza maksimale ditore është 225 mg. Megjithatë doza mund të ketë nevojë për tu rritur ose për tu ulur. Mjeku juaj do t’ju këshillojë në përputhje me rrethanat.