Infeksionet e organeve të sipërme respiratore (tonziliti, faringjiti, sinuziti), otitis media, mastoiditi, infeksionet e organeve të poshtme respiratore (bronkiti akut dhe egzacerbimet akute dhe kronike të bronkitit kronik, pneumonia), infeksionet e traktit urinar (pielonefriti akut dhe kronik, cistiti, prostatiti), infeksionet në gjinekologji dhe opstetrikë, infeksionet e lëkurës dhe indeve të buta, infeksionet e eshtrave dhe nyjave, gonorrea.
Reaksionet gastrointestinale, siç janë mundimi, vjellja dhe diarrea, paraqiten rrallë. Efektet e shpeshta anësore janë të njëjta sikurse te përdorimi oral i cefalosporinave tjera.
Kundërindikimet absolute: ndjeshmëria në antimikrobikët e cefalosporinës.
Të rriturit dhe fëmijët me moshë mbi 12 vjeç: 250 mg Cefalexin çdo 6 orë ose 500 mg çdo 8-12 orë. Doza mund të rritet te infeksionet serioze, maksimalisht deri 1-1,5 g çdo 6-8 orë. Fëmijët: 25-50 mg/kg të masës trupore në ditë, të ndara në dy, tre ose 4 doza të barabarta. Doza më e lartë ditore është 100 mg/kg të masës trupore. Fëmijët tre muaj deri tre vjeç: 125-250 mg cefaleksinë (gjysmë deri një lugë suspension), dy herë në ditë. Fëmijët tre deri shtatë vjeç: 250-500 mg (një deri dy lugë suspension), dy herë në ditë. Fëmijët gjashtë deri dymbëdhjet vjeç: 500 mg cefaleksinë (dy lugë suspensioni ose dy kapsula nga 250 mg), dy herë në ditë ose 250-500 mg (një deri dy lugë suspension ose një deri dy kapsula nga 250 mg) katër herë në ditë.