Diarrea dhe në raste të rralla kolit pseudomembranoz, të përziera dhe të vjella; reaksione alergjike siç janë: ekzantema, kruarje, ethe dhe artralgji, si dhe anafilaksi, eritemë multiforme, nekrolizë toksike epidermike; më rrallë janë konstatuar edhe euzinofili, trombocitopeni, neutropeni; çrregullime në enzimat e mëlçisë dhe ikter kolestatik.
Mbindieshmëria ndaj cefalosporinave.
Doza e zakonshme ditore për fëmijë është 20 mg/kg peshë, që jepet në 3 doza të ndara (çdo 8 orë). Doza maksimale ditore për fëmijët është 1 g dhe për të rriturit 4 g. Në qoftëse i sëmuri harron që të marrë një dozë, doza e ardhshme duhet të merret sa më parë, dhe ate duhet marrë vetëm një dozë. Te infeksionet e rënda doza mund të dyfishohet. Në otitis media dhe faringit, doza ditore mund të ndahet në dy doza.
Cefaklori përdoret për mjekimin e infeksioneve të sistemit respirator (pneumoni, bronkiti, faringiti, tonsitliti, sinuziti), otitis media, infeksione të lëkurës dhe të indeve të buta, infeksionet akute dhe kronike të traktit urinar përfshirë edhe pielonefritin e cistitin.