reduktimin e rrezikut për rekurencë të okluzionit të një arterieje koronare pas infarktit miokardial, parandalimin e një okluzioni të ri vaskular pas kirurgjisë vaskulare, p.sh. bypass. parandalimin e apopleksisë dhe atakeve ishemike tranzistente
reaksione mbindjeshmërie (bronkospazma, reaksione në lëkurë), probleme stomaku (nausea, të vjella), gjakrrjedhje e fshehtë gastrointestinale e cila në raste të rralla mund të çojë në mungesë të hekurit, kohëzgjatje në gjakrrjedhje, përkeqësim i atakeve të astmës, pakësim i numrit të pllakëzave të gjakut (trombocitopeni). Përdorimi për një kohë të gjatë i dozave të larta mund të shkaktojë dërntime në veshka. Doza të larta mund të shkaktojnë marrie mendsh, tinit, ulçera gastrointestinale me gjakrrjedhje serioze (të vjella me ngjyrë të kuqe të hapur, ose të ngashme me precipitatin e kafesë, fekale të zeza).
Mpiksje të gjakut (p.sh. varfarin, heparin, dipiridamol dhe sulfinpirazon); Flakje të organit pas transplantit (ciklosporinë, takrolimus); Presion të lartë të gjakut (p.sh. diuretikët dhe ACE-inhibitorët); Dhimbje dhe inflamacion (p.sh. barnat steroidale dhe inflamatorë); Gutë (probenecid); Kancer ose artrit reumatoid (methotrexate); Barna që ulin nivelin e sheqerit në gjak (sulfonilure); digoxin, barbiturate dhe litium: antacide, H2 bllokuesit (të përdorura për të reduktuar acidin e stomakut)
Duhet ta merrni këtë bar siç u ka thënë mjeku juaj. Nuk duhet të ndryshoni dozën ose të ndërprisni mjekimin pa u konsultuar me mjekun tuaj.
Duhet ta merrni këtë bar siç u ka thënë mjeku juaj.