Kalciumi është elementi kryesor i ndërtimit të sistemit skeletor. Ka rol të rëndësishëm në aktivizimin e hormoneve (GHRH, tireotropin, LH, histaminës, insulinës, adrenalinës, PTH …), si dhe në lirimin e neurotransmetituesëve (acetilkolinës dhe katekola-mineve). Ka një rëndësi të madhe në rregullimin e ekscitabilitetit muskular. Roli i kalciumit qëndron edhe në shpejtimin e reaksioneve enzimatike në qelizë si dhe në proçesin e koagulimit të gjakut përmes aktivizimit të disa faktorëve të koagulimit.
Tabletat eferveshente të treten në 2 dl ujë. Preferohen 3 deri 6 tabletat eferveshente në ditë (600-1200 mg). Me rekomandim të mjekut lejohen edhe doza më të larta. Predozimi nuk është i mundur nëse merren sipas udhëzimit, përveç në rastet e dëmtimit të veshkave.
Gjatë menopauzës, gjatë shtatzënësisë (sidomos dy dhe tre mujori i parë), në pubertet dhe te adoleshentët, sportistët dhe personat të cilët merren me aktivitet fizik, pas frakturës së kockave dhe imobilizimit, personat pas moshës 60 vjeçare, pas ushqimit pa prodhime të qumështit, te osteoporoza (me terapi përkatëse).