Regjistrohu/Kyçu

CAFFETIN Cold ®

Film tabletat e mbështjellura janë me ngjyrë blu, zgjatore, bikonvekse me vijën e ndarjes në njerën anë.

Film tabletat e mbështjellura janë me ngjyrë blu, zgjatore, bikonvekse me vijën e ndarjes në njerën anë.

Si të gjitha barnat tjera, edhe Caffetin Cold mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse ju do të keni: nauze, vjellje,përgjumje, nervozitet, vështirësi me gjumë, marrëmendje, ngritje e tensionit të gjakut, tharje e gojës. të gjitha këto efekte nuk janë shumë serioze. Nëse ju do të keni reaksione alergjike (skuqje e lëkurës, urtikarie, vështirësi me frymëmarrje apo me gëlltitje, enjtje e fyyrës, buzëve, gjuhës) ndërprejeni marrjen e mëtejme dhe lajmërohuni menjëherë në qendrën më të afërme emergjente. Reaksionet alergjike konsiderohen si efekte serioze të padëshiruara. Reaksionet e padëshiruara serioze shfaqen shumë rrallë. Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjërin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim

Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Bashkadministrimi i Caffetin COLD me disa barna të tjera mund të jap interaksione.

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç Doza e rekomanduar është një tabletë, deri katër herë në ditë. Për një herë mund të merren dy tableta. Intervali mes administrimeve nuk duhet të jetë më i shkurtër se katër orë. Doza maksimale e vetme është 2 tableta, ndërsa doza ditore maksimale është 8 tableta. (merren nga 2 tableta më së shumti 4 herë për 24 orë). Bari nuk merret më tepër se 5 ditë pa konsultimin e mjekut. Fëmijët nën moshën 12 vjeçare: Caffetin Cold nuk rekomandohet për fëmijët e moshës nën 12 vjeçare pa këshillën e mjekut. Ky bar të mos merret më gjatë se 5 ditë rresht; nëse nuk përmirësohen simptomat tuaja, ose nëse ato përkeqësohen, konsultohuni me mjekun tuaj.

Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.