Caffetin MENSTRUAL® është një preparat që zbut dhe lehtëson dhimbjet menstruale, dhe vepron për vetëm 15 minuta nga momenti i marrjes së tij. Paraqet një bar anti-inflamator josteroid sintetik (NSAIDs) i cili vepron si analgjezik (kundër dhimbjeve), përmes inhibimit të sintezës së prostaglandinave (mediator të dhimbjes).
Efektet e padëshiruara janë shumë të rralla. Mund të shfaqen dhimbje abdominale, ndjenja e të vjellit, dispepsi, urtikaria, kruarje dhe kokëdhimbje. Në raste të mbidozimit, duhet të bëhet lavazhi i stomakut dhe korrigjim i disbalansit të elektrolitëve.
Te të rriturit dhe adoleshentët e moshës mbi 12 vjeç, rekomandohet të përdoret nga 1–2 tableta në çdo 4–6 orë. Me marrjen e barit në intervalet e duhura, shmangen luhatjet në fortësinë e dhimbjes. Doza e përgjithshme ditore nuk duhet të tejkalojë 6 tableta (1200mg). Te pacientet me çrregullime të stomakut, këshillohet që bari të merret gjatë kohës së ushqimit. Nëse dhimbja nuk ndërpritet pas 3 ditëve, atëherë duhet të konsultohet mjeku.
Caffetin® Ibuprofen lysinate 200 mg Përbërës që lehtëson dhe zbut dhimbjet menstruale për 15–20 minuta. Anti–inflamator josteroid sintetik. Vepron si analgjezik (kundër dhimbjeve) përmes inhibimit të sintezës së prostaglandinave (mediator të inflamacionit të shoqëruar me dhimbje). Caffetin MENSTRUAL® është i indikuar në trajtimin afatshkurtër të dismenorresë (dhimbjeve menstruale).