Regjistrohu/Kyçu

CAFFETIN ®

abletat Caffetin janë me ngjyrë të bardhë, të rrumbullakta, tableta të rrafshta, me shenjën e prodhuesit të Alkaloid të shtypur në njërën anë, dhe po ashtu edhe emrin “CAFFETIN” në anën tjetër të tabletës.

abletat Caffetin janë me ngjyrë të bardhë, të rrumbullakta, tableta të rrafshta, me shenjën e prodhuesit të Alkaloid të shtypur në njërën anë, dhe po ashtu edhe emrin “CAFFETIN” në anën tjetër të tabletës.

Si të gjitha barnat tjera, edhe Caffetin-a mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient. Doza terapeutike e Caffetinës tolerohet mirë. Efektete e mundshme të padëshiruara shfaqen shumë rrallë ose gjatë trajtimit me doza të larta, si në vijim: nauzeja, vjelljet, çrregullimet gastrointestinale; nervoziteti, vështirësi me gjumë, ndjenja e palpitacioneve të zemrës (rrahjeve të fuqishme), shpejtimi i frekuencës së zemrës, çrregullime funksionale të veshkave dhe të mëlçisë. Nëse ju do të keni reaksione alergjike (skuqje e lëkurës, urtikarie, vështirësi me frymëmarrje apo me gëlltitje), si edhe rënia e numrit të leukociteve, e cila komplikohet me ngritje të temperaturës trupore, pezmatim i fytit, ulçeracione dhe abscese në gojë si dhe abscese perianale, ndërprejeni marrjen e mëtejme të barit dhe menjëherë kërkoni ndihmën mjekësore. Këto simptoma mund të jenë për shkak të efekteve serioze të padëshiruara, të cilat mund të shfaqen shumë rrallë. Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjërin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim

Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjërin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.

Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj. Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit. Caffetin-a si analgjetik i kombinuar nëse është e nevojshme mund të përdoret si terapi për kohë të shkurtër – nuk është terapi për kohë të gjatë (jo më tepër se 5 ditë). Të rriturit dhe fëmijët mbi 16 vjeç: doza e vetme është 1-2 tableta, në harmoni me intensitetin e dhimbjes. Kjo dozë mund të përsëritet 3 herë në ditë. Doza maksimale ditore është 6 tableta. Fëmijët 12-16 vjeç: ½-1 tabletë, me mundësi të përsëritjes së dozës 3 herë në ditë

Ky bar merret pa recetë të mjekut