AZOMEX® është antibiotik makrolid i spektrit të gjerë të veprimit.
Sikurse të gjitha barnat edhe AZOMEX® mund të ketë efekte të padëshirueshme. Shumica e efekteve të padëshirueshme janë të karakterit të lehtë deri mesatar dhe tërhiqen mbas ndërprerjes së marrjes së barit. Shfaqja e mundimit, vjelljes, fryrjes së barkut, diarres, dhimbjeve të barkut, rritjes së aktivitetit të enzimeve të mëlçisë, rritjes së koncentrimit të bilirubinës në gjak, kokëdhimbjes, tinitusit (tingëllimës në vesh), marramendjes, parestezisë (rrëqethja, thumbimi, mpirja, ndjenja e nxehtësisë, të ftohtit, etj), nervozës dhe pagjumësisë janë relativisht të rralla. Shumë rrallë janë të shënuara reaksione të tejndjeshmërisë siç janë puçrrat, kruarja, ushlat dhe angioedema. Janë shënuar raste të rralla të verdhëzës kolestatike, neutropenisë, kurse më rrallë neutrofilia dhe eozinofilia. Nëse vëreni çfarëdo lloj simptomesh të cilat mund të jenë reakcione të padëshirueshme në AZOMEX®, dhe nuk janë përmendur në këtë udhëzim, njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj!
Duhet pasur parasysh që këto informacione mund të jenë në relacion edhe me barnat të cilat tashmë nuk i merrni, si edhe me barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Njoftoni mjekun tuaj nëse merrni, ose së voni keni marrë ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe barnat të cilat merren pa recetë mjeku.
Të rriturit dhe fëmijët me masë trupore ≥ 45 kg: Infeksionet e rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, si dhe të lëkurës dhe të indeve të buta (përjashtuar erythema migrans) 500 mg (1 filmtabletë) një herë në ditë, gjatë 3 ditëve. Erythema migrans 1 g (2 filmtableta) ditën e parë, pastaj 500 mg (1 filmtabletë) një herë në ditë prej ditës së dytë deri në ditën e pestë. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (uretriti/cerviciti i pakomplikuar) 1 g (2 filmtableta) në formë të dozës njëshe. Infeksionet e stomakut dhe të zorrës dymbëdhjetëgishtore të shkaktuara nga Helicobacter pylori. 1 g (2 filmtableta) në ditë në kombinim me barnat tjera të cilat përbëjnë protokoll terapeutik të rekomanduar nga mjeku
Nëse mendoni që AZOMEX® vepron shumë dobët ose tepër në organizmin tuaj, drejtojuni mjekut ose farmacistit tuaj. Mjeku Juaj do t’ju këshillojë për sa kohë do të merrni barin AZOMEX®. Mos ndërpritni trajtimin nëse më parë nuk keni informuar mjekun.