Regjistrohu/Kyçu

AZATRIL®

Azatril indikohet për mjekimin e infeksioneve, të shkaktuara nga mikroorganizma të ndjeshëm ndaj këtij antibiotiku si:

Azatril indikohet për mjekimin e infeksioneve, të shkaktuara nga mikroorganizma të ndjeshëm ndaj këtij antibiotiku si:

Si të gjitha barnat, Azatril® mund të japë efekte anësore të padëshirueshme. Përdorimi e Azatrilit zakonisht tolerohet mirë. Në disa raste, mund të shfaqen çrregullime gastrointestinale: të përziera, të vjella, dhimbje abdominale, diarre; reaksione alergjike: skuqje në lëkure, të kruajtura. Në raste më të rralla mund të vihen re: fryrje të barkut dhe gazra, keqtretje, verdhëz, palpitacione, dhimbje në gjoks, dhimbje koke, marrje mendsh, lodhje e lehtë, rritje të enzimave të mëlçisë dhe ndryshime kalimtare në formulën e gjakut. Gjatë mjekimit me Azatril® në raste të rralla mund të vihen re reaksione serioze alergjike. Në disa raste ato mund të shfaqen edhe pas ndërprerjes së përdorimit të barit, që i detyrohet jetës së tij të gjatë në organizëm. Nëse vëreni efekte anësore të tjera , jo të listuara në këtë fletëudhëzues, ju lutem kontaktoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Ju lutem, informoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse po merrni ose keni përdorur ndonjë bar tjetër, përfshirë dhe barnat që merren pa përshkrimin e mjekut. Përdorimi i njëkohshëm me preparate që përmbajnë magnez dhe alumin, që ndikojnë mbi aciditetin e stomakut, pakëson përthithjen e barit në zorrë. Prandaj duhet që marrja e tij të bëhet 2 orë para ose pas marrjes së tyre. Azatril®nuk duhet të merret njëkohësisht me barna të grupit të ergo-alkoloidëve. Kombinimi i Azatrilit® me bromokriptinë dhe ciklosporinë mund të çojë në rritjen e përqëndrimeve të tyre në gjak dhe në efekte të padëshirua që lidhen me to.

Doza ditore, skema e mjekimit dhe kohëzgjatja e tij përcaktohen nga mjeku juaj.

Doza ditore, skema e mjekimit dhe kohëzgjatja e tij përcaktohen nga mjeku juaj.