AVEGGIO 875 mg + 125 mg: Pluhur për suspension oral;
Si të gjitha barnat e tjera, edhe AVEGGIO®mund të shkaktojë efekte anësore. Të dhënat nga hulumtimet klinike të shumta janë përdorur për ta përcaktuar frekuencën e efekteve anësore, prej efekte anësore shumë të shpeshta deri në ato të rralla. Vlerësimi i frekuencës së manifestimit të gjitha efekteve anësore (p.sh të pranishme <1/10000) është përcaktuar kryesisht përmes shfrytëzimit të të dhënave në fazën e post-marketingut dhe është referuar kryesisht më shumë raportimit të frekuencës së efekteve anësore sesa frekuencës efektive.
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Mjeku juaj do të konsideroj këto informacione gjatë përcaktimit të dozës. Rekomandohet që AVEGGIO të mos përdoret në të njëjtën kohë me probenicid. Probenicid zvogëlon filtrimin glomerular të amoksicilinës: ashtu që gjatë adminsitrimit të AVEGGIO mund të rritet dhe të zgjatet në kohë niveli i amoksicilinës në gjak, por jo të acidit klavulonik. Administrimi në të njëjtën kohë i alopurinolit me amoksicilinë mund të rrisë mundësitë për reaksione alergjike. Nuk ka të dhëna për përdorimin e njëkohëshëm të alopurinolit me AVEGGIO. Është raportuar për veprim sinergjik terapeutik në mes penicilinave gjysmësintetike dhe aminoglikozideve. Dozat e larta të acidit acetilsalicilik, fenilbutazonit ose barnave tjera anti-inflamatore, të administruara në të njëjtën kohë me penicilina, rritin nivelin e tyre në plazmë dhe gjysmëkohën e eliminimit. Sikurse edhe antibiotikët tjerë me spektër të gjerë, AVEGGIO mund të zvogëlon efektivitetin e kontraceptivëve oralë dhe pacientet duhet të jenë të informuara.
Gjithmonë barin duhet marrur ashtu siç ju ka rekomanduar mjeku juaj dhe mos e ndërpreni marrjen e barit, përderisa mjeku i juaj nuk vendos ta ndërpreni. Për çdo paqartësi kontaktoni mjekun tuaj ose farmacistin. Të rriturit dhe pacientët e moshuar 1 qese ose 1 tabletë (875 mg + 125 mg), dy herë në ditë. Doza mund të ngritet në 1 qese ose 1 tabletë (875 mg + 125 mg), tri herë në ditë, varësisht prej tipit dhe shkallës së infeksionit. Fëmijët Dozimi i njëjtë aplikohet për fëmijët me peshë trupore mbi 40 kg (shiko më lartë) Pamjaftueshmëria (insufiçienca) e veshkave. Të rriturit dhe fëmijët Nuk nevojitet përshtatja e dozës për të rriturit dhe fëmijët me klirens të kreatininës > 30 ml/min. Preparati AVEGGIO nuk është i përshtatshëm për administrim te të rriturit dhe fëmijët me klirens të kreatininës më të ultë se 30 ml/min. Insuficienca e mëlçisë Të rriturit dhe fëmijët Nuk ka të dhëna adekuate që rekomandojnë dozimin e përshtatshëm. Të administrohet me kujdes, funksioni i mëlçisë të monitorohet rregullisht.
Nëse është e domosdoshme, terapia mund të fillojë me preparate të injektueshme të amoksicilinës me acid klavulonik, e pastaj të vazhdohet me AVEGGIO. Kohëzgjatja e trajtimit të përcaktohet në përputhje me evulimin e formave infektive. Sikurse edhe me trajtimet me antibiotikë tjerë, administrimi i këtij bari duhet të bëhet së paku 48 orë pas uljes së temperaturës dhe përmirësimit të gjendjes klinike. Nëse trajtimi duhet zgjatur mbi 14 ditë duhet realizuar nën kujdes të drejtëpërdrejt mjekësor. Në fëmijërinë e hershme bari duhet administruar nën përkujdesje direkte mjekësore. Qeset Përmbajtja e qesës të tretet në ujë para administrimit. Tabletat Tabletat mund të ndahen për ta lehtësuar gëlltitjen, por duhet marrë menjëherë.