Bar kundër migrenës.
Si të gjitha barnat e tjera, edhe AVAMIGRANI mund të shkaktojë efekte anësore, zakonisht mund të manifestohen gjatë terapisë së gjatë dhe dozave të mëdha. Sistemi kardiovaskular: iskemia, cianoza, mungesa e pulsit, ekstremitetet e ftohta, gangrena, ndryshime të EKG-së, dhimbje në muskuj, tahikardi ose bradikardi dhe hipertension. Trakti gastrointestinal: mundim dhe vjellje. Sistemi nervor: parastezitë, shtangimi, dobësi, maramendje. Mund të shfaqen edema të lokalizuara dhe kruarje. Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin. Rezultatet më të mira arrihen kur bari përdoret në fazat e hershme të migrenës. Dhimbjet e fuqishme migrenoze: kur paraqiten shenjat e para të kokëdhembjes të merret një tabletë, ndërsa pas gjysmë ore edhe një tjetër. Doza e përgjithshme ditore nuk bën të kalojë 4 tableta, ndërsa ajo javore 10 tableta. Dhimbjet mesatare të migrenës: gjatë manifestimit të shenjave të para të kokëdhembjes duhet marrë një tabletë. Doza e përgjithëshme ditore nuk duhet të tejkalojë 4 tableta, ndërsa ajo javore 10 tableta.