Atoris vepron duke frenuar prodhimin e kolesterolit në mëlçi.
Sëmundja e muskujve ( rabdomioliza ) është efekt anësor i rrallë, por i rëndë që manifestohet me dhimbje të muskujve, brishtësi ose dobësim, urinë me ngjyrë të errët. Nëse këto shenja shfaqen, ju duhet të informoni ose të takoni mjekun, i cili do të vlerësojë nëse keni sëmundje muskujsh. Një efekt anësor i rrallë është reaksioni i rëndë alergjik, i cili mund të ketë një ose më shumë nga shenjat e mëposhtme: rash i papritur, enjtje, vështirësi në frymëmarrje dhe të fikët. Nëse shfaqen këto shenja, ju duhet të shiheni menjëherë nga mjeku. Efektet anësore më të zakonshme janë çrregullimet gastrointestinale ( konstipacion, nauze, fryrje, çrregullim në stomak, dhimbje abdominale, diarre ). Efektet e tjera anësore të zakonshme përfshijnë dhimbje koke, pagjumësi, marrje mendsh, çpime, dhimbje gjoksi, urtikarje, të kruara, reaksione alergjike, dhimbje muskujsh, dhimbje kyçesh, dhimbje shpine, ndjesi e dobësisë dhe enjtje e krahëve. Efektet anësore jo të zakonshme përfshijnë mungesë oreksi, të vjella, inflamacion të pankreasit, impotencë, çrregullime të kujtesës, sëmundje e nervave periferike, urtikarje, sëmundje e muskujve, të ndjerët i dobët dhe rritje në peshë. Problemet e mëposhtme shfaqen rrallë: inflamacion i mëlçisë, zverdhje dhe inflamacion i muskujve. Efektet anësore shumë të rralla përfshijnë enjtjen e qafës ose buzëve ( edema angioneurotike ) dhe urtikarje në lëkurë me fllucka. Nuk ka lidhje të besueshme midis efekteve anësore të sipër-përmendura dhe barit. Gjatë trajtimit me Atoris, disa analiza gjaku mund të të rezultojnë të ndryshuara ( numri i trombociteve, niveli i sheqerit në gjak, enzimat e mëlçisë, enzimat muskulare ). Mjeku do ju japë shpjegime më të detajuara. Efektet anësore të mundshme: çrregullime të gjumit, përfshirë pagjumësi dhe makthe, humbje e kujtesës, çrregullime seksuale, depresion, probleme me frymëmarrjen, përfshirë kollë të vazhdueshme dhe/ose marrje fryme, dhe temperaturë. Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose vini re ndonjë efekt anësor që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzues, ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin.
Ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë edhe ato pa përshkrim mjekësor. Atoris mund të ndërveprojë me disa barna të tjera të caktuara dhe efekti i një ose barnave të tjerë mund ose të rritet ose të zvogëlohet.
Merreni gjithmonë Atoris ekzaktësisht siç ju ka udhëzuar mjeku. Ju duhet të pyesni mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt. Doza e zakonshme fillestare e Atoris është një tabletë 10 mg në ditë. Mjeku në varësi të efekteve të dëshiruara mund të rrisë dozën tuaj ditore deri në 80 mg. Ju duhet ta merrni Atoris një herë në ditë përveçse kur mjeku ju ka udhëzuar ndryshe. Merreni barin në çdo orë të ditës, por në të njëjtën orë çdo ditë. Në mënyrë të veçantë, në format e rënda të trashëguara të nivelit të lartë të yndyrnave në gjak, doza ditore 80 mg është efektive në shumicën e rasteve. Në këtë tip sëmundje, doza fillesare do të përcaktohet nga mjeku. Mjeku mund të vendosë tu japë një dozë më të ulët se normalja nëse ju merrni Atoris bashkë me disa barna të tjera dhe ka rrezik për ndërveprim midis dy barnave.
Merreni gjithmonë Atoris ekzaktësisht siç ju ka udhëzuar mjeku. Ju duhet të pyesni mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt. Doza e zakonshme fillestare e Atoris është një tabletë 10 mg në ditë. Mjeku në varësi të efekteve të dëshiruara mund të rrisë dozën tuaj ditore deri në 80 mg. Ju duhet ta merrni Atoris një herë në ditë përveçse kur mjeku ju ka udhëzuar ndryshe. Merreni barin në çdo orë të ditës, por në të njëjtën orë çdo ditë. Në mënyrë të veçantë, në format e rënda të trashëguara të nivelit të lartë të yndyrnave në gjak, doza ditore 80 mg është efektive në shumicën e rasteve. Në këtë tip sëmundje, doza fillesare do të përcaktohet nga mjeku. Mjeku mund të vendosë tu japë një dozë më të ulët se normalja nëse ju merrni Atoris bashkë me disa barna të tjera dhe ka rrezik për ndërveprim midis dy barnave