Regjistrohu/Kyçu

ATOKSILIN

Amoxicilina është një antibiotik gjysëm sintetik, me spektër të gjerë veprimi, me efekt baktericid kundër mikroorganizmave sensible ndaj këtij antibiotiku. Ai vepron në fazën e shumimit duke inhibuar sintezën e mukopeptideve të murit qelizor të këtyre mikroorganizmave

Amoxicilina është një antibiotik gjysëm sintetik, me spektër të gjerë veprimi, me efekt baktericid kundër mikroorganizmave sensible ndaj këtij antibiotiku. Ai vepron në fazën e shumimit duke inhibuar sintezën e mukopeptideve të murit qelizor të këtyre mikroorganizmave

Efektet anësore janë thelbësisht të ngjashme me ato të vëna re pas administrimit të penicilinës. Kanë më shumë prirje të shfaqen tek personat me histori pozitive për alergji ndaj penicilinës, pacientët me astmë, alergji nga bari, apo urtikarie. Janë raportuar këto efekte anësore: Sistemi gastro-intenstinal: Nauzea, të vjella, diarre, koliti pseudomembranoz. Reaksione të hipersensibilitetit: Rash eritematoz makropapular, urtikarie, eritema multiforme. Këto reaksione mund të shmangen nga ndërprerja e terapisë, administrimi i antihistaminikëve dhe nëse është e nevojshme të përdoren kortikosteroidet sistemik. Shfaqje hemato – poetike: Anemi, trombocitopeni, eozinofili, leukopeni, agrannulocitozë, purpura, të cilat janë të rikthyeshme pas ndërprerjes së terapisë. Sistemi nervor qëndror: Ankth, pagjumësi, marrje mendsh, konfuzion, axhitim, dhe rrallë herë ka raportime të ndryshimeve në sjellje.

Probenecidi inhibon sekretimin reno – tubular të amoxicilinës dhe rrit nivelin e përqëndrimit plazmatik të saj. Përdorimi konkurent i amoxicilinës me probenecidin mund të jape rritje dhe zgjatje të përqëndrimit të ampicilines në serum. Antibiotikët bakteriostatik si psh. kloramphenicoli, erinomicina, sulfonamide dhe tetraciklina mund të interferojnë në efektin baktericid të penicilinës. Domethënia klinike e këtij efekti in – vitro ështe e panjohur. Kur ampicilina përdoret së bashku me allopurinolin është vëne re një rritje e incidencës së rashit kutan. Nuk dihet nqs kjo i dedikohet allopurinolit apo ampicilinës.

Infeksioni Agresiviteti Doza e lejueshme në adultet Veshë/Hundë/Gryke i bute/ i moderuar 500 mg cdo 12 orë i rëndë ose 250 mg cdo 8 orë875 mg cdo 12 orë500 mg cdo 8 orë Trakti i poshtëm respirator i bute i moderuarose i rëndë 875 mg cdo 12 orë500 mg cdo 8 orë Lëkura dhe adnekset e lëkures i butë/ i moderuari rëndë 500 mg cdo 12 orë250 mg cdo 8 orë875 mg cdo 12 orë500 mg cdo 8 orë Trakti uro-genital i butë/ i moderuari rëndë 500 mg cdo 12 orë250 mg cdo 8 orë875 mg cdo 12 orë500 mg cdo 8 orë Gonorrea akute, Infeksionet e pakomplikuara uretrale dhe ano genitale tek meshkujt dhe femrat 3 gram të administruara si një dozë e vetme.

Amoxicilina përthithet mirë dhe shpejt pas administrimit oral. Medikamenti i reziston dhe prezencës së acidit gastrik. Pas absorbimit ai shpërhapet gjërësisht në indet dhe lëngjet e trupit me përjashtim të trurit dhe të lëngut cerebro – spinal, shpërhapja në të cilin ndodh, vetëm kur merfingjet janë të inflamuara. Nivelet max në gjak në vlerat 3.5 mcg / ml deri në 5.0 mcg /ml dhe 5.5 mcg / ml deri në 7.5 mcg / ml janë arritur 1 deri në dy orë pas administrimit oral të përkatësisht 250 mg dhe 500 mg Amoxicillin. Afërsisht 60 % e një doze orale ekskretohet në urinë për 6 — 8 orë me një gjysëm jete plazmatike 61.3 min. Eleminimi urinar mund të vonohet nga administrimi së bashku me probenecidin. Amoxicillin 20 % lidhet me proteinat e serumit, a 875 mg dozë e ampicillinës prodhon një AUC 0 – 00 të 35,4+ / – 8.1 mcg.hr / ml dhe një Cmax 13.8+ / – 4.1 mcg / ml.