Atenololi është beta-bllokues kardioselektiv, i cili bllokon receptorët adrenegjik beta 1 në zemër. Atenololi ul frekuencën e zemrës, kurse te të sëmurët me angina pektoris ul kërkesat e miokardit për oksigjen, shpeshtësinë e atakeve anginoze dhe nevojat për nitrite si dhe rrit tolerancën ndaj aktivitetit fizik. Atenololi zgjat kohën e përçimit atrioventrikular, kohën e depolarizimit të atriumeve dhe rrit kohën e refraktaritetit të atriumeve. Atenololi ul tensionin arterial sistolik dhe diastolik. Atenololi ul aktivitetin e reninës në pushim dhe e rrit gjatë aktivitetit fizik. Nuk ka veprim mbi gliceminë dhe rrit përqëndrimin e HDL – ve e të acideve të lira yndyrore. Atenololi përthithet shpejt, por jo plotësisht ( rreth 50 % ). Përqëndrimi maksimal arrihet pas 2-4 orësh. Efektin e fillon pas 1 ore, arrin maksimumin pas 2 – 4 orësh dhe zgjat efektin deri në 24 orë. Eleminohet për 40 orë me urine dhe një sasi e vogël me feçe. Në pacientë me hipertension eleminimi zgjat disa ditë, T 1 / 2 arrin 6 – 7 orë dhe ka raste që dhe deri në 14 orë. Në paciente me insufiçencë renale koha e eleminimit varet nga vlera e filtrimit glomerular.
Atenololi tolerohet shumë mirë edhe pas përdorimit për një kohë të gjatë. Efektet anësore janë të njejta si te beta – bllokuesit e tjerë adrenergjikë. Efekte serioze anësore janë bradikardia, hipotensioni i rëndë, shkalla Il ose e III e bllokut atrioventrikular. Mund të shfaqet hipotension postural ose ndjenja e anësive të ftohta e cila nuk është shkak për ndërprerjen e mjekimit. Rallë mund të shfaqet diarre ose nauze. Efektet e padëshiruara në SNQ përfshijnë marrje mendsh, lodhje, depresion mendor, ëndrra të pazakota dhe humbje të ekuilibrit. Atenololi ka më shumë siguri nga beta – bllokuesit e tjerë adrenergjik të cilët hyjnë në SNQ. Edhe pse ka kardioselektivitet të lartë, atenololi te disa pacientë mund pinvokojë bronkospazmë.
Përdorimi i njëkohëshëm i atenololit me rezerpinën, mund ta rrisë incidencën e hipotensionit ortostatik. Atenololi duhet të përdoret me vëmendje te pacientët që janë nën terapi me mjekime që kanë efekt depresiv në funksionin e miokardit ose inhibojnë përçueshmërinë atrioventirkulare, siç janë adenozina, digoksina, disa kalci-bllokues, ( zakonisht verapamili dhe diltiazemi ) ose antiaritmikë të tjerë, ( në veçanti amiadaroni, disopiramidi, flekainidi, propafenoni, sotaloli), veçanërisht te pacientët me disfunksion të ventrikulit të majtë. Përdorimi i njëkohëshëm i atenololit me insulinën mund ta vështirësojë kontrollin e diabetit. Anestetikët e përgjithshëm mund ta potencojnë efektin antihipertensiv të beta – bllokuesve dhe ti paraprijnë një hipotensioni të zgjatur. Duhet të shmanget përdorimi i njëkohëshëm i atenololit dhe klonidës për shkak të shfaqjes së bradikardisë dhe depresionit kardiak të rëndë kurse në rast se është i domosdoshëm një kombinim i tillë, terapia me klonidinë duhet të zgjatet edhe disa ditë pas ndërprerjes së atenololit. Atenololi rrit efektin hipotensiv të antihipertensivëve të tjerë. Kjo përdoret në praktikë, shpesh me uljen e dozës së njërit prej medikamenteve. Zakonisht, atenololi mund të kombinohet me një numër të madh antihipertensivësh. Përdorimi njëkohëshëm i beta – bllokuesve me simpatikomimetikë mund të rezultojë me antagonizëm të ndërsjelltë dhe efekt të ulur të dy medikamenteve. Atonololi nuk ka ndikim mbi aftësitë psikomotore të pacientëve.
Tabletat atenolol jepen nga goja në mëngjes, para buke me pak ujë. Doza ditore përshtatet në mënyrë individuale dhe sipas indikacioneve për të cilat përdoret. Hipertension: Doza fillestare është 25-50 mg. Pas 7-14 ditë mund të rritet në 100mg si dozë e vetme ose e ndarë në dy marrje. Angina pektoris: Doza fillestare është 50 mg. Pas 7 ditësh mund të rritet në 100 mg si dozë e vetme ose e ndarë në dy marrje. Edhe mund të rritet në 200 mg në ditë nuk është parë efekt plotësues nge doza më e madhe. Aritmi kardiake: Pas vënies së kontrollit mbi aritminë me aplikim intravenoz të Atenololit, mund të kalohet në terapi orale me 50-100 mg në ditë. Infarkt akut i miokardit: gjatë 12 orëve të para, 15 minuta pas injeksionit intravenoz, vazhdohet me dozë orale prej 50 mg. Dozë tjetë-prej 50 mg mund të jepet pas 12 orësh, kurse më pas vazhdohet me 100 mg si dozë e vetme ose e ndarë. Te pacientët me funksion të dëmtuar renal, doza përshtatet me nivelir e insufigencës renale: klirens kreatinine mbi 35 ml / min nuk ka nevojë për përshtatje të dozës klirens kreatinine 15-35 ml / min, doza maksimale ditore është 50 mg. Klirens kreatinine nën 15 ml / min, doza maksimale ditore është 25 mg. Te pacientët me hemodializë nuk ka nevojë për përshtatje të dozës.