Regjistrohu/Kyçu

ASPIRIN®protect

Aspirin Protect 100 mg frenon grumbullimin dhe ngjitjen e pllakëzave të gjakut (trombociteve), duke parandaluar kështu formimin e trombeve në gjak (frenues i agregimit trombocitar).

Aspirin Protect 100 mg frenon grumbullimin dhe ngjitjen e pllakëzave të gjakut (trombociteve), duke parandaluar kështu formimin e trombeve në gjak (frenues i agregimit trombocitar).

Antikoagulantët, (p.sh. kumarina, heparina) dhe barnat trombolitike: acidi acetilsalicilik mund të shtojë rrezikun e hemorragjisë nëse merret përpara mjekimit me antikoagulantë. Nëse i nënshtroheni një mjekimi të tillë, duhet t’i kushtoni vëmendje edhe shenjave të jashtme ose të brendshme të hemorragjisë (p.sh. mavijosjeve). Frenues të tjerë të agregimit trombocitar (barna që frenojnë koagulimin e tyre, p.sh. tiklopidina, klopidogreli); rritet rreziku i hemorragjisë. Barna që përmbajne kortizon ose substance të përafërta me të (me përjashtim të përdorimit lokal ose në mjekimin zëvendësues me kortizon në sëmundjen e Addisonit): rrezik i shtuar për efekte gastrointestinale. Përdorimi i alkoolit: rrezik i shtuar për ulçera gastrointestinale dhe gjakrrjedhje. Analgjezikë të tjerë, barna anti-inflamatore ose antireumatizmale (anfi-inflamatorët jo steroidë) si dhe barnat anti-reumatizmale në përgjithësi: rrezik i shtuar për ulçera gastrointestinale dhe gjakrrjedhje. Antidiabetikët: mund të ulet niveli i glukozës në gjak. Digoksina (bar që rrit forcën tkurrëse të zemrës). Metotreksati (bar që përdoret për trajtimin e kancerit dhe për dise çregullime reumatike). Acidi valproik (bar që përdoret për të trajtuar konvulsionet tepilepsinë). Frenuesit selektiv të rikapjes së serotoninës (disa Iloj medikamentesh që përdoren në trajtimin e depresionit): rrezik i shtuar për gjakrrjedhje gastrointestinale.

Ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse përdorni ose keni përdorur së fundmi barna të tjera, edhe ato që jepen pa recetë. Efektet e barnave ose të grupit të substancave të mëposhtme mund të ndikohen nga marrja e njëherëshme me Aspirin Protect 100 mg.

Aspirin Protect duhet të merret saktësisht ashtu si këshillohet në fletëudhëzuesin e të sëmurit. Ju lutemi të pyesni mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni të sigurt si duhet të përdoret bar

nëse jeni i mbindjejshëm (alergjik) ndaj acidit acetilsalicilik, salicilateve ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Aspirin Protect 100 mg; nëse në të shkuarën keni pasur reaksion ndaj disa lloj barnash që përdoren kundra dhimbjes, temperaturës apo inflamacionit (salicilate ose anti-inflamatore të tjerë josteroid), shoqëruar me kriza astme ose me reaksione të tjera mbindjejshmërie (alergjike); nëse vuani nga ulçera akute gastrike ose duodenale; nëse keni një prirje të shtuar patologjike për gjakrrjedhje (diatezë hemorragjike); nëse vuani nga insufiçienca e rëndë e veshkave ose e mëlçisë; nëse vuani nga insufiçienca e rënde e zemrës për të cilën nuk po merrni mjekimin e duhur; nëse po merrni 15 mg ose më shumë metotreksat ne javë; në tremujorin e fundit të shtatzënisë, në doza mbi 150 mg acid acetilsalicilik në ditë (shikoni “Shtatzënia”);