Regjistrohu/Kyçu

APAURIN

Apaurina është një preparat benzodiazepinë që ushtron aktivitet anksiolitik (redukton nervozizmin dhe ankthin), hipnosedativ (ka efekt qetësues), miorelaksant (redukton tensionin muskular) dhe antikonvulsant (parandalon krizën epileptike), nëpërmjet lidhjes me receptorët benzodiazepinikë.

Apaurina është një preparat benzodiazepinë që ushtron aktivitet anksiolitik (redukton nervozizmin dhe ankthin), hipnosedativ (ka efekt qetësues), miorelaksant (redukton tensionin muskular) dhe antikonvulsant (parandalon krizën epileptike), nëpërmjet lidhjes me receptorët benzodiazepinikë.

Efekte anësore jo të zakonshme (ato mund të shfaqen në më pak se 1 në 100 pacientë): konfuzion, depresion, çrregullime të të folurit, shqiptim i keq, hipoaktivitet, rënie e libidos, dhimbje koke, marrje mendsh, dridhje, çrregullime të kujtesës, ngadalësim i rrahjeve të zemrës (bradikardi), të fikët (sinkop), kolpas kardiovaskular, presion ulët i gjakut, çrregullime të pamjes, (errësim i pamjes, dyfishim i pamjes), lëvizje e shpejtë e kokërdhokëve, konstipacion, ndjenjë për të vjellë, çrregullime të salivacionit , dobësim i muskujve, paaftësi për të mbajtur, urinën, retension urinar, çrregullime të ciklit menstrual.

Si të gjitha barnat, Apaurina mund të shkaktojë efekte anësore. Megjithëse jo çdokush mund ti ketë ato.

Trajtimi zakonisht zgjat për pak ditë deri maksimumi 12 javë përfshirë periudhën e reduktimit gradual të dozimit. Përdorimi i zgjatur i benzodiazepinave mund të çojë në zhvillimin e tolerancës (zvogëlim i përgjigjes ndaj dozave terapeutike të barit) ose shenjat e varësisë fizike dhe psikologjike. Risku i varësisë është më i madh në doza të mëdha dhe në përdorim të zgjatur. Ndërprerja e papritur e trajtimit mund të shkaktojë sindromin e tërheqjes (dridhje, krampe muskulare dhe abdominale, të vjella, djersitje), kështu që trajtimi gjithmonë duhet të ndërpritet gradualisht. Tabletat e veshura 5 mg dhe 10mg nuk janë të përshtatshme për fëmijët.

Ndiqni rigorozisht instruksionet e mjekut. Ju duhet të kontrolloni me mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt. Dozimi është i individualizuar dhe varet nga sëmundja e pacientit, shkalla e simptomave dhe mosha. Dozat e rekomanduara për pacientët e rritur janë 2 mg deri 10 mg 2 deri 3 herë në ditë. Mjeku duhet tu përshkruaj doza më të vogla nëse jeni mbi 65 vjeç ose nën 18 vjeç. Pas një deri dy javësh, mjeku mund tu reduktojë dozën, dhe ju duhet ta merrni atë vetëm herë pas herë në ditë, zakonisht në darkë. Trajtimi zakonisht zgjat për pak ditë deri pak javë. Nëse keni përshtypjen se efektet ë barit janë shumë të forta ose shumë të dobëta, pyesni mjekun ose farmacistin.