Regjistrohu/Kyçu

ANTUNES

1. ÇFARË ËSHTË ANTUNES DHE PËRÇFARË PËRDORET ANTUNES 0.4 mg është bar i cili i përket një kategorie farmakoterapeutike të barnave të ashtuquajtur si antagonist alfa 1 adrenoreceptor.

1. ÇFARË ËSHTË ANTUNES DHE PËRÇFARË PËRDORET ANTUNES 0.4 mg është bar i cili i përket një kategorie farmakoterapeutike të barnave të ashtuquajtur si antagonist alfa 1 adrenoreceptor.

Si të gjithë barnat e tjera edhe ANTUNES mund të shkaktojë efekte anësore. Barnat përveç efekteve të dëshiruara mund të kenë edhe efekte të padëshiruara (efekte anësore). Përmbledhja e mëposhtme përmban të gjitha shqetësimet e vërejtura deri tani dhe ato që janë shfaqur shumë rrallë. ANTUNES kapsula me lirim të modifikuar 0.4 mg në përgjithësi tolerohen mirë. Shpesh është raportuar për shfaqjen e ndjesive, marramendje, mund të shfaqen dridhje, dhimbje koke, pafuqi, ulje e tensionit të gjakut, rrahje zemre ose inflamacion i membranës së mukozës së hundës. Në raste të veçanta është e mundur që gjatë terapisë me Tamsulosin të shfaqet një ulje e tensionit. Si rrjedhojë e kësaj mund të shfaqen rrallë raste të të rënit të fikët të shkurtër. Shumë rrallë është raportuar për një ereksion i vazhdueshëm me dhimbje. Shqetësime në zonën e stomakut-zorres si të perziera, vjellje, diarre dhe kapsllëk mund të shfaqen. Mund të shfaqen reaksione mbindjeshmërie si skuqje e lëkurës, kruarje dhe urtikarie; rrallë është raportuar për një angioedeme (enjtje e lëkurës dhe e membranave). Informoni mjekun ose farmacistin nëse ndonjëri nga efektet anësore keqësohet ose keni efekte të cilat nuk janë përshkruar këtu.

Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin ! Udhëzime për mjekun: Në rast të një mbidoze aksidentale mund të shfaqet një ulje e tensionit të gjakut. Rekomandohet shtrirja e rrafshët e pacientit dhe pergjithësisht të merren masa që mbështesin qarkullimin e zemrës.

Nëse vereni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin. Ndiqni në mënyre rigoroze këshillat e mjekut. Nuk duhet të ndryshoni dozat ose të ndërpritni trajtimin pa u këshilluar më parë me mjekun tuaj. Nëse nuk ju është përcaktuar ndryshe nga mjeku, ju lutem përmbajuni dozimit: 1 x 1 kapsulë në ditë

Bari mund të përdoret vetëm me përshkrimin e mjekut apo farmacistit.